LAJMI I FUNDIT:

Cilat vende tërheqin dhe mbajnë më shumë njerëz të talentuar?

Cilat vende tërheqin dhe mbajnë më shumë njerëz të talentuar?

Zvicra, Singapori dhe Shtetet e Bashkuara spikasin përsa i përket tërheqjes dhe edukimit të talenteve, sipas Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve (GTCI) 2023

Në top 10 përfshihen gjithashtu Danimarka, Holanda, Finlanda, Norvegjia, Australia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. 17 nga 25 vendet e para në renditje janë shtete evropiane.

Disa nga vendet evropiane që kanë rënë ndjeshëm në renditje gjatë dekadës së fundit janë Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu dhe Islanda, ndërsa Australia dhe Norvegjia kanë treguar përmirësim.


GTCI publikohet çdo vit nga shkolla franceze e biznesit INSEAD në bashkëpunim me Institutin Descartes në Gjenevë, citon Anabel.

GTCI përfshin 134 vende në të gjithë botën.

25 vendet që tërheqin më shumë talentë:

1. Zvicra
2. Singapori
3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
4. Danimarka
5. Holanda
6. Finlanda
7. Norvegjia
8. Australia
9. Suedia
10. Mbretëria e Bashkuar
11. Luksemburgu
12. Irlanda
13. Kanadaja
14. Gjermania
15. Islanda
16. Belgjika
17. Austria
18. Zelanda e Re
19. Franca
20. Estonia
21. Malta
22. Emiratet e Bashkuara Arabe
23. Republika Çeke
24. Koreja e Jugut
25. Izraeli

Për sukses ndikojnë puna e talenti, por edhe memoria punuese
Lexo po ashtu Për sukses ndikojnë puna e talenti, por edhe memoria punuese

/Telegrafi/