Smartphone-t janë shumë më tepër sesa një pajisje. Në një farë mënyre, përdorimi i tyre merr një pjesë të madhe të kohës sonë të përditshme. Ndaj, është shumë e rëndësishme dhe thelbësore që të keni një smartphone që është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm. Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë, por ai na befasojë sërish me serinë e re Galaxy S22: Galaxy S22 , S22+ dhe S22 Ultra. Nga dizajni ikonik te performanca e përmirësuar e kamerave, kjo seri vendos një standard të ri për smartphone-t.
Dizajn ikonik dhe i ndërtuar për të zgjatur
Për serinë Galaxy S, Samsung ka aspiruar gjithmonë të zhvillojë një formë të thjeshtë dhe të sheshtë që harmonizon në mënyrë perfekte teknologjinë dhe dizajnin. Galaxy S22 dhe S22+ pasqyrojnë dizajnin ikonik të serisë S, Contour-Cut. Të dyja pajisjet janë ndërtuar me një ekran të sheshtë 6.1 dhe 6.6 inç FHD+, të kompletuar me një xham luksoz. Nga ana tjetër, Galaxy S22 Ultra ka një dizjan të thjeshtë por mbresëlënës me korniza metalike krejtësisht simetrike, me një ekran me kënde të theksuara 6.8 inç dhe me një SPen të integruar. Ky version kombinon më të mirat e serisë Note dhe serisë S.
Përveç anës vizuale, seria Galaxy S22 është ndërtuar për të zgjatur duke sjell pajisjet celulare më të qëndrueshme të Samsung deri më tani. Kjo seri është prodhuar me Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që do t’ju bëjë të shqetësoheni më pak në rastet e rrëzimit aksidental të pajisjes tuaj.
Fuqia dhe performanca e lartë
Nga puna në shtëpi, seria Galaxy S22 është krijuar për t’ju mbështetur edhe në ditët më të ngarkuara me procesorin më të fundit 4nm. Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës dhe karikim të shpejtë 25 W. E për ata që duan më shumë, S22+ dhe S22 Ultra ofrojnë teknologjinë e karikimit të shpejtë 45W në mënyrë që mos t’ju duhet të prisni gjatë që telefoni juaj të karikohet.
Smartphone-i më i fuqishëm në serinë Samsung Galaxy S22 – Galaxy S22 Ultra – përmban Wi-Fi 6E që ju mundëson të shijoni performancë të pakrahasueshme në të gjitha aplikacionet tuaja më të përdorura. S22 Ultra ka një SPen të integruar me të cilin mund të shkruani ose vizatoni më natyrshëm në ekran.
Gjithashtu, e gjithë seria Galaxy S22 do të ofrojë mbështetje deri në katër gjenerata të upgrade-ve të sistemit operativ Android.
Një sistem kamerash i nivelit profesional
Këto smartphone Samsung kanë kamera premium me opsione dhe karakteristika të panumërta që sjellin një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë. Pavarësisht nëse jeni një fotograf amator apo profesionist, seria Galaxy S22 ka të gjitha opsionet e avancuar për të bërë një fotografi të bukur çdo herë. Me veçoritë Nightography dhe Adaptive Pixel me teknologjinë e përmirësuar të inteligjencës artificiale të mundësuar nga NPU-ja e re, kamera e serisë Galaxy S22 është projektuar për të lejuar më shumë dritë, për të nxjerrë detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shfaqet qartë, edhe në errësirë. Opsioni Auto Framing i videos siguron që kamera gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona, duke zbuluar dhe gjurmuar deri në 10 persona. Ndërkohë, S22 Ultra me sistemin Dual Tele Zoom ofron zmadhim optik të fuqishëm, duke kaluar nga 3x në 10x. Pastaj, lenteja e dyfishtë e palosur dhe super rezolucioni i përmirësuar me inteligjencë artificiale vazhdojnë veprimin derisa të jesh 100x më pranë aksionit, pa bërë asnjë hap. Gjithashtu, portretet dhe autoportretet do të duken më mirë se kurrë falë një algoritmi të sofistikuar të inteligjencës artificiale – AI Stereo Depth Map i ri.
Cilado të jetë zgjedhja juaj nga seria spektakolare S22, këta smartphone padyshim do ta bëjnë çdo ditë epike.
Për më shumë informacion vizitoni: www.samsung.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Apple prezanton iPhone 16e, një version më i lirë i iPhone 16 - çmimi dhe detaje të tjera

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Risi interesante po vijnë në WhatsApp

Windows 7 nuk është harruar
A e keni provuar “Google gravity”?
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës