LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë pajisjet kryesore që po lansohen në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë?

Cilat janë pajisjet kryesore që po lansohen në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë?

Modelet e fundit të telefonave të mençur të vitit 2016 janë duke u lansuar në Kongresin Botëror Mobil, në Barcelonë.

LG, Huawei dhe Samsung janë duke mbajtur konferenca mediale për të lansuar modelet e reja të telefonave të tyre sot, dhe të tri kompanitë pritet të shfaqin modelet e fundit.

LG është duke e përgatitur modelin e saj më të ri G5. Kompania jugkoreane e ka bërë të ditur se ekrani i këtij modeli gjithnjë do të jetë aktiv, ndërsa ka thënë se ky model do të jetë i jashtëzakonshëm.

Më pas, Samsung ka prezantuar super-modelet e reja të gjeneratë së shtatë, përkatësisht modelet Galaxy S7 dhe S7 Edge.


Kongresi Botëror Mobil në Barcelonë është bërë një ngjarje kryesore në kalendarin e teknologjisë, me qindra pajisje që lansohen në të për herë të pare, së bashku me pajisjet e reja, si dhe teknologjitë e ardhshme të cilat janë duke u diskutuar gjerësisht.
Këtë vit po diskutohet mbi internetin 5G – gjeneratën e ardhshme të internetit në mobil, e cila do të sjellë shpejtësi më të madhe në internet për pajisjet mobile – të cilat mund të arrijnë deri në vitin 2017.

Rreth 90,000 njerëz janë duke marrë pjesën shfaqjen më të madhe të teknologjisë, e cila vazhdon deri të enjten.

Firma kineze Huawei është duke prezantuar një seri të produkteve të reja, dhe pritjet janë se ajo mund të zbulojë një laptop të ri dhe një orë të re të mençur, bashkë me pasardhësin e telefonit të saj P8.

Edhe HTC pritet t’i zbulojë kufjet e realitetit virtual Vive, të cilat do të fillojnë të shiten që nga muaji prill.