LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë ndryshimet që Hamasi kërkon për miratimin e një propozimi armëpushimi?

Cilat janë ndryshimet që Hamasi kërkon për miratimin e një propozimi armëpushimi?

Ndryshimet që Hamasi ka kërkuar për një propozim armëpushimi përfshijnë tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza, ka njoftuar një udhëheqës i lartë i grupit militant.

Gjithashtu, zyrtari i Hamasit tha se grupi po kërkon që një numër prej 100 palestinezësh me dënime afatgjata të lirohen nga burgjet izraelite.

Bëhet e ditur se Hamasi ka kundërshtuar përjashtimin nga dokumenti izraelit të 100 të burgosurve palestinezë me dënime të larta.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu kufizimin e afatit për lirimin e të burgosurve me dënime të larta deri në jo më shumë se 15 vjet, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Nuk ka ndryshime të rëndësishme që sipas udhëheqjes së Hamasit, të kundërshtohen”, tha zyrtari.

Hamasi 'kërkon garanci me shkrim nga SHBA' përpara se të bie dakord për marrëveshjen e armëpushimit
Lexo po ashtu Hamasi 'kërkon garanci me shkrim nga SHBA' përpara se të bie dakord për marrëveshjen e armëpushimit

Ndryshe, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se ndërmjetësit do të vazhdojnë të përpiqen të arrijnë një marrëveshje armëpushimi, pasi Hamasi propozoi ndryshime të shumta në një propozim të mbështetur nga SHBA.

Kjo vazhdimësi thuhet se po i mban gjallë shpresat për një marrëveshje që mund t’i japë fund një lufte që ka shkatërruar Gazën.

Siç raportohet, propozimi i armëpushimit ka mbështetje globale, por nuk është përqafuar plotësisht nga Izraeli dhe Hamasi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet – vjen përgjigja nga zyra e kryeministrit Netanyahu

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet – vjen përgjigja nga zyra e kryeministrit Netanyahu

Botë
Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Botë
Me ‘duar të zbrazëta’, ushtarët filipinas luftuan kundër rojës bregdetare kineze ‘të armatosur’ - pamje të incidentit në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Me ‘duar të zbrazëta’, ushtarët filipinas luftuan kundër rojës bregdetare kineze ‘të armatosur’ - pamje të incidentit në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Azia
Daniel Serwer: Dodik dhe Vuçiq mund të organizojnë në Bosnje një sulm si në Banjskë

Daniel Serwer: Dodik dhe Vuçiq mund të organizojnë në Bosnje një sulm si në Banjskë

Bosnja
Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Botë
Dodik: Fillimisht demarkacion, pastaj shpërbërje të Bosnjës

Dodik: Fillimisht demarkacion, pastaj shpërbërje të Bosnjës

Bosnja
Kalo në kategori