Izraeli pretendon se ka “kapur” 99% të raketave dhe dronëve të lëshuar nga Irani gjatë natës ndërmjet të shtunës dhe të dielës.
Bëhet fjalë për Izraelin, vendin që ka një nga sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore në botë.
Gjatë natës nga e shtuna deri të dielën, Irani gjuajti më shumë se 300 dronë dhe raketa në Izrael – por që zyrtarët izraelitë raportuan shumë pak dëme.
Siç edhe dihet, sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit është me shumë shtresa, por qendra e tij është “Kupola e Hekurt”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Duke përdorur radarin për të zbuluar dhe përgjuar raketa dhe dron me rreze të shkurtër veprimi, sistemi i mbrojtjes ajrore “Iron Dome” filloi të funksionojë në vitin 2011.
עלות ההגנה הישראלית ממתקפת הטילים של איראן: “5-4 מיליארד שקל בלילה”https://t.co/MfR3sTd7Ci pic.twitter.com/zo06CldwrP
— ynet עדכוני (@ynetalerts) April 14, 2024
E shtyrë prej kohësh nga zyrtarët izraelitë të mbrojtjes, ajo më në fund u inicua në përgjigje të luftës së vitit 2006 që përfundoi me marrjen e kontrollit të Gazës nga Hamasi vitin më pas.
Sistemi përbëhet nga një seri njësish të lëvizshme të tërhequra me kamionë, të shpërndara në të gjithë vendin në vende strategjike.
Kur zbulohet një kërcënim, personeli ushtarak e analizon atë në një “qendër të menaxhimit të betejës” të drejtuar 24 orë në ditë, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Më pas ata vendosin se cilin lëshues do të përdornin për të përgjuar.
“Raketat dytësore” lëshohen për të siguruar që një kërcënim të neutralizohet siç duhet.
Izraeli thotë se ka një shkallë suksesi mbi 90%, duke shkatërruar predha nga një distancë prej 4 deri në 70 km larg. Koha e përgjigjes është në pak sekonda.
Izraeli e zhvilloi atë me mbështetjen e SHBA-së.
Uashingtoni kontribuoi me 1.6 miliard dollarë (1.5 miliard euro) për krijimin e sistemit midis 2011 dhe 2021, ndërsa Kongresi i SHBA miratoi 1 miliard dollarë të tjerë (940 milionë euro) në vitin 2022.
Në fillim të viteve 1990, Izraeli sugjeroi idenë e zhvillimit të një sistemi antiraketë me rreze të shkurtër veprimi, megjithëse zyrtarët e mbrojtjes amerikane në atë kohë thanë se ai do të ishte “i dënuar të dështonte”.
Një dobësi e sistemit “Iron Dome” është se ai nuk mund të mbrojë më shumë se 100 – 150 km katrorë, duke kufizuar efektivitetin e tij për vendet më të mëdha.
Edhe në Izrael, një vend relativisht i vogël, bateritë duhet të lëvizin sipas rrezikut të perceptuar të sulmit.
Izraeli e ka eksportuar teknologjinë në disa vende anembanë botës, duke përfshirë SHBA-në, Rumaninë, Indinë dhe Azerbajxhanin.
Uashingtoni e përdor atë për të mbrojtur bazat e tij ushtarake jashtë shtetit.
Mbrojtja “me shumë shtresa”
Mbrojtja ajrore e Izraelit është “me shumë shtresa” dhe “Kupola e Hekurt” përbën vetëm një pjesë të mbrojtjes ajrore të Izraelit.
Izraeli përdor “Arrow” për të “kapur” raketa me rreze të gjatë veprimi, përfshirë ato që Irani tha se lëshoi kundër këtij vendi të shtunën.
“Arrow”, që operon jashtë atmosferës, është përdorur në luftën aktuale për të kapur raketat me rreze të gjatë të lëshuar nga militantët Houthi në Jemen.
Dhe ai u zhvillua përsëri me mbështetjen e SHBA-së.

Mbrojtja ajrore e Izraelit përfshin gjithashtu “David’s Sling” – e projektuar për të kapur raketat me rreze të mesme veprimi si ato të kaluara nga Hezbollah në Liban – dhe raketat Patriot, komponenti më i vjetër i mbrojtjes së vendit.
Patriotët u përdorën për herë të parë gjatë Luftës së Parë të Gjirit në vitin 1991 për të kapur raketat Scud të lëshuara nga udhëheqësi i Irakut në atë kohë, Sadam Hussein.
Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) vlerëson se çdo bateri Patriot kushton rreth 1.1 miliard dollarë (1 miliard euro): 400 milionë dollarë (375 milionë euro) për sistemin, 690 milionë dollarë (647 milionë euro) për raketat – kostoja e një raketë e vetme vlerësohet në 4.1 milionë dollarë (3.8 milionë euro).
“Patriotët” tani përdoren kryesisht për të rrëzuar fluturake, përfshirë dronët. Ushtria e Ukrainës e përdor atë për një qëllim të ngjashëm kundër pushtimit rus.
Ndërkohë Izraeli po zhvillon një sistem të ri të njohur si “Iron Beam” për të kapur kërcënimet hyrëse me teknologjinë lazer.
Megjithatë, ai nuk është ende funksional.
Zyrtarët izraelitë thonë se ky sistem do të ndryshojë lojën, sepse është shumë më i lirë të funksionojë se sistemet ekzistuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do të pasojnë sanksione të reja

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës