Site icon Telegrafi

Cila racë e qenit është më e mirë për vogëlushët?

Nëse fëmija juaj dëshiron të ketë një qen dhe keni vendosur që t’ia blini, do të duhej më parë të pyesni se cila racë është më e mira për vogëlushët, sepse nuk sillen të gjithë qentë njësoj ndaj vogëlushëve.

Nëse keni kushte për retrevierin e artë, nuk do të gaboni nëse ia blini. Ai i do fëmijët e vegjël, ka natyrë të hareshme dhe është goxha besnik, transmeton Telegrafi.

Vogëlushëve çapkën do t’u jetë i përshtatshëm për t’u shoqëruar edhe me qenin e racës bishon, sepse interesohet për çdo gjë, është kureshtar dhe argëtues.

Nga ana tjetër, qenieve të buta dhe të qeta më shumë u përshtatet raca bernardine, pasi që edhe vetë kanë natyrë të tillë, ndërsa janë mbrojtës të vërtetë.

Pudla është mike shumë inteligjente e fëmijëve, mirëpo është me rëndësi të edukohet dhe socializohet. Nëse i imponohet që është “I vogël”, bëhet i pabesueshëm ndaj fëmijëve dhe njerëzve të panjohur.

Buldogu anglez është i përkëdheluri i vërtetë, edhe pse duket i vrazhdë. I do vogëlushët dhe vazhdimisht përkëdhelet me ta.

Mops është ideal për fëmijët të cilëve u nevojitet dikush që t’i bëjë të qeshin, sepse janë shumë argëtues dhe të shkathtë.

/Telegrafi/

Exit mobile version