LAJMI I FUNDIT:

Cila është pasuria neto e Mike Tyson dhe Jake Paul – ka një dallim jashtëzakonisht të madh mes tyre

Cila është pasuria neto e Mike Tyson dhe Jake Paul – ka një dallim jashtëzakonisht të madh mes tyre

Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe polemika rreth globit, kjo për shkak të dallimit të madh që kanë të dy boksierët si në moshë, karrierë dhe në sukses.

Tyson i cili njihet ndryshe si ‘Iron Mike’ do të bëjë rikthimin e tij në boks pas pothuajse 20 vitesh nga meçi i tij i fundit profesionist në vitin 2005.

Por Paul ka sugjeruar se ai do të fitojë 40 milionë euro nga lufta që është dyfish më shumë se sa do të fitojë Tyson (20 milionë euro) për pjesëmarrje. Sidoqoftë, të dy mund të fitojnë më shumë bazuar në bonuse.


Çuditërisht, të ardhurat nga karriera e Tyson janë jashtëzakonisht më të larta në krahasim me ato të Paul.

Pas një karriere të gjatë si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks nga vitet 1987 deri në 1990, ku ka fituar 50 ndeshje, Forbes e ka vlerësuar pasurinë e Tyson rreth 685 milionë euro, ku 300 milionë prej tyre erdhën para pensionimit të tij nga boksi.

Sidoqoftë, ai deklaroi falimentimin në vitin 2003 pasi shijoi një jetë luksoze duke përfshirë shtëpi të shtrenjta, vetura luksoze e shumë të tjera.

Që prej atëherë, ai ka rindërtuar financat e tij përmes podcastit të tij ‘Hotboxin with Mike Tyson’, dhe biznesi i tij është rritur edhe duke shitur produkte të shëndetit nga kanabisi.

Mike Tyson dhe Jake Paul do të suspendohen nga boksi, pavarësisht epilogut të duelit
Lexo po ashtu Mike Tyson dhe Jake Paul do të suspendohen nga boksi, pavarësisht epilogut të duelit

Vlen të theksohet se kompania e tij ‘Wealthy Gorilla’ momentalisht ka një vlerë neto prej 10 milionë eurosh.

Në krahasim, vlera e Paul në treg kap vlerën e 80 milionë eurove, të cilat ai i ka fituar kryesisht përmes rrjeteve të tij sociale dhe marrëveshjeve me sponsorë të ndryshëm.

Sidoqoftë, ai ka fituar milionat përmes ndeshjeve që pati me Nate Robinson dhe Tommy Fury. Paul raportohet se ka fituar 8.6 milionë euro nga ndeshja me Fury, aty ku u përfshin edhe 65 për qind e të ardhurave nga sistemi ‘pay-per-view’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Boks
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Kalo në kategori