Cila është më e mirë për shëndetin e zemrës: ushqimi i shëndetshëm apo ushtrimet fizike?
Kjo është një pyetje e kamotshme: a është ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet fizike apo kombinimi i të dyjave mënyra më e mirë për ta mbrojtur zemrën tuaj?
Siç duket, kjo nuk ka aspak rëndësi përderisa jeni duke humbur peshë – të paktën kështu thonë hulumtimet e reja në “American Journal of Clinical Nutrition”, transmeton Telegrafi.
Pjesëmarrësit e këtij studimi, të cilët kishin qenë mbipeshë dhe të moshës së mesme, ishin ndarë në tri grupe: grupi i parë e kishte zvogëluar konsumimin e kalorive për 20 për qind; grupi i dytë e kishte rritur aktivitetin fizik për 20 për qind; dhe grupi i tretë e kishte zvogëluar konsumimin e kalorive për 10 për qind.
Hulumtuesit kishin zbuluar se çdonjëra nga këto strategji kishte pasur efikasitet të njëjtë në përmirësimin e shëndetit të zemrës – siç ka qenë zvogëlimi i shtypjes së lartë të gjakut, zvogëlimi i kolesterinës së keqe dhe përmirësimi i nivelit të rrahjeve të zemrës – dhe të gjitha këto ndryshime kishin ndodhur përderisa pjesëmarrësit humbnin peshë gjatë procesit.
Në fakt, pjesëmarrësit të cilët kishin humbur të paktën 7 për qind të peshës së tyre të trupit e kishin zvogëluar rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës deri në 22 për qind.
Megjithatë, kombinimi i dietës dhe ushtrimeve fizike mund të shërbejë si dyshe perfekte për mbrojtjen e zemrës, ndërsa e bën edhe më të lehtë procesin e humbjes së peshës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?