Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka vazhduar me formë të mirë dhe gola në Superligën e Turqisë.
Osmanlispor ka barazuar me Trabzonsporin me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superligës së Turqisë.
Në këtë barazim të vendasve, meritë të madhe pati edhe sulmuesi shqiptar, Cikalleshi, i cili ishte njëri nga shënuesit.
Cikalleshi shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke kthyer të tijët në lojë, pasi ngushtoi epërsinë në 2-3.
Goli i sulmuesit kuqezi erdhi në minutën e 73-të dhe erdhi pas një lëvizje të mirë mashtruese në zonë, ku dribloi një kundërshtar dhe shënoi me lehtësi.
Ky ishte goli numër gjashtë për sulmuesin e Shqipërisë, i cili po kalon gjysmë-sezon të mirë që nga huazimi në janar te Osmalispori.
Me këtë barazim, Osmanlispor rrit gjasat për qëndrimin e tyre në ligë, pasi momentalisht gjendet në vendin e 17-të me 29 pikë apo vetëm një më pak se pozita që i shpëton rënies. /Telegrafi/
https://twitter.com/TR_Goller/status/985950096935223296