Site icon Telegrafi

Çifti britanik thotë se kursyen 20 mijë funte në vit duke jetuar në ishull përgjatë lumit Thames

Një çift i ri nga Britania e Madhe ka pranuar se kanë arritur të kursejnë 20 mijë funte në vit, duke mos marrë më qira apartament në Londër – duke vendosur kështu të jetojnë në ishullin në të cilin mund të shkohet vetëm me barkë.

Sacha Pritchard, 25-vjeç dhe Matt King, 28, shkuan në ishull në Hampton përgjatë lumit Thames, pasi i kaluan shtatë vite në një apartament që e ndanin me shtatë persona tjerë, transmeton Telegrafi.

Pas tre muajve qëndrim atje, ata thanë se “ishte vendimi më i mirë i marrë ndonjëherë”, për faktin se nuk do të mund të përballonin të jetonin me qira në ndonjë apartament në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

Shtëpia e tyre e re ka një kopsht me pamje nga lumi – derisa barka u shërben për të arritur deri në tokë dhe thonë se edhe barka përfshihet në qira.

Por duke marrë parasysh se nuk ka urë që çon në ishull, Sacha dhe Matt duhet të përdorin barkën – të cilës me raste i është prishur motori dhe janë detyruar të qëndrojnë të ngujuar në ishull.

Sacha përdor barkën për të shkuar në punë pesë ditë të javës nga ora 9 deri në 17:00. /Telegrafi/

@londonislandliving Comment below your questions about island life❤️🙏 #londonislandliving #islandlife #londonlife #islandliving #islandhouse #london #island ♬ original sound – LondonIslandLiving
Exit mobile version