LAJMI I FUNDIT:

Çifti britanik që drejton një pab, dyshojnë se Facebook ka fshirë faqen e tyre për shkak të emrit të lokalit

Çifti britanik që drejton një pab, dyshojnë se Facebook ka fshirë faqen e tyre për shkak të emrit të lokalit

Pronarët e “dëshpëruar” të një lokali në Britani të Madhe, thonë se kanë humbur 80 për qind të rezervimeve pasi faqja e tyre në Facebook u zhduk pa paralajmërim.

Julie dhe Lee Loach, të cilët drejtojnë Black Bull (demi i zi) në Donington të Lincolnshire, kaluan vite duke mbledhur ndjekës – ku numri i përgjithshëm i tyre shkoi në 8,500, transmeton Telegrafi.

Ata nuk e dinë pse faqja befasisht u fshi, por dyshojnë se kjo ndodhi për arsye të së drejtës së autorit, sepse pabi ka një eëmr të përbashkët.


Meta, kompania mëmë e Facebook, është kontaktuar për koment.

“Është një pafytyrësi absolute për biznesin. Është sikur dikush të ketë vdekur. Ka bare të tjera të Black Bull të cilëve u është hequr faqja e tyre në Facebook. Unë supozoj se ka të bëjë me të drejtat e autorit”, tha Loach.

Çifti, i cili ofron drekë, darkë dhe çaj pasdite, tha se katër të pestat e rezervimeve të tyre ushqimore ishin marrë në Facebook.

Kur faqja u zhduk më 8 shtator, rezervimet ekzistuese shkuan me të.

“Kam humbur prenotimet, pyetjet, shumë kontakte që ende nuk janë finalizuar. Nuk kam asnjë mënyrë për të kontaktuar askënd”, shtoi Loach.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ajo e kishte shumë të vështirë të kontaktonte me platformën e rrjeteve sociale.

“Jemi vetëm një gjilpërë e vogël në botën e tyre masive në Facebook”, theksoi britanikja me një dozë nervozizmi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ia dha paratë motrës për të blerë tiketën e lotarisë në Kaliforni, pasi fitoi një milion dollarë dëshiron ta qerasë vëllain – t’i blejë një veturë të re

Ia dha paratë motrës për të blerë tiketën e lotarisë në Kaliforni, pasi fitoi një milion dollarë dëshiron ta qerasë vëllain – t’i blejë një veturë të re

Fun
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Kërkimi i faljes së djalit pasi goditi aksidentalisht një top në një kamionçinë e ka mahnitur internetin

Kërkimi i faljes së djalit pasi goditi aksidentalisht një top në një kamionçinë e ka mahnitur internetin

Fun
Pamjet ku Trump goditet aksidentalisht me mikrofon gjatë bisedës me gazetarë bëhen shumë virale

Pamjet ku Trump goditet aksidentalisht me mikrofon gjatë bisedës me gazetarë bëhen shumë virale

Fun
Lumi i Çikagos merr sërish ngjyrën e gjelbër

Lumi i Çikagos merr sërish ngjyrën e gjelbër

Interesante
Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Fun
Kalo në kategori