Një martesë e lumtur mund të shkaktojë grumbullimin e kileve të tepërta, kurse kënaqësia në dashuri mund të ketë ndikim negativ në pamjen e jashtme, thonë rezultatet e një studimi të bërë në Universitetin “Dallas”, ku ishin përcjellë çiftet deri 4 vjet pas martesës, transmeton Telegrafi.
Shkaku i lidhjes së lumturisë me një peshë më të madhe ka të bëjë me relaksimin, respektivisht me faktin që, partnerët që ndihen të dashur, më pak preokupohen që, me anë të pamjes së jashtme, ta mbajnë partnerin afër vetes, shkruan “Daily Mail”.
Deri te trashja nuk vjen përnjëherë, por gradualisht, derisa personat që nuk kanë lidhje stabile të dashurisë, nuk tregojnë tendencë të shtimit në peshë.
“Çiftet e lumtura bashkëshortore shtojnë në peshë, për shkak se nuk i kushtojnë aq rëndësi pamjes së jashtme, derisa ata që mendojnë të ndahen e ruajnë vijën e trupit, me qëllim që sa më lehtë ta gjejnë një partner tjetër” – thotë udhëheqësja e studimit, psikologja Andrea L. Meltzer.
Ajo thotë se një relaksim i tillë në lidhje shprehë vetëbesimin dhe besimin te lidhja, por një gjë e tillë mund të ketë pasoja negative shëndetësore, për shkak të një rreziku më të madh nga paraqitja e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/