Spitali klinik “Acibadem Sistina” u bë qendra e vetme gjithëpërfshirëse për radiologji intervente në Ballkan ku në një vend mund të kryhen të gjitha llojet e procedurave intervente vaskulare dhe jo- vaskulare si dhe të gjitha llojet e ndërhyrjeve për pacientët onkologjikë.
Ajo që e bën të veçantë këtë qendër është mundësia që në një vend mund të kryhen të gjitha teknikat termale të ablacionit: ablacion me radiofrekuencë, ablacion me mirkovalë dhe krioablacion.
Departamenti i Radiologjisë intervente ku kryhen të gjitha procedurat përbëhet nga ekspertë të trajnuar në fushën e radiologjisë, me fokus në radiologjinë intervente është plotësisht i përkushtuar ndaj trajtimit të pacientëve.
Në krye të ekipit është Doc. Dr. Aleksandar Gjoreski, radiolog intervent, i cili gjithashtu është pionier në kryerjen e një numri të madh të procedurave radiologjike intervente në vendin tonë.
“Jemi krenar të theksojmë se sot në Acibadem Sistina funksionon qendra unike dhe gjithëpërfshirëse për radiologji intervente, ku realizohen të gjitha procedurat intervente, kryhen biopsi dhe vendosen porte, kryhen procedurat e drenazhimit, ablacionet, stentimet ezofageale dhe biliare, ablacioni i tiroides, embolizimet, hemoembolizimet, stentimet periferike të arterieve dhe venave, TIPS, ndërhyrjet porto-mezenteriale dhe neurondërhyrjet si trajtimi endovaskular i aneurizmave të trurit, trajtimi i malformimeve/fistulave arterio-venoze, trombektomia, trajtimi i fistulave spinale etj. Pacientët kanë mundësinë të marrin trajtim të plotë në një vend, duke filluar nga diagnostikimi i shpejtë dhe i saktë deri te trajtimi cilësor,” thekson Doc. Dr. Gjoreski.
Krioablacioni – Shkatërrimi i tumorit pa operacion
Një nga procedurat më të reja të ablacionit që realizohet me cilësi të lartë në “Acibadem Sistina” është krioablacioni. Kjo metodë përdoret për të shkatërruar qelizat tumorale duke ngrirë indin.
Një gjilpërë e hollë futet në tumor duke u udhëhequr nga tomografia kompjuterike, MRI, ultrazëri ose fluoroskopia. Gjilpërat lidhen me një aparat special që gjeneron temperatura shumë të ulëta, nga -20°C deri në -40°C, duke shkatërruar qelizat tumorale, ndërsa indi përreth mbetet i paprekur dhe i shëndetshëm.
“Përmes cikleve të ngrirjes dhe shkrirjes së akullit, qelizat tumorale shkatërrohen. Kjo metodë minimale invazive na mundëson të targetojmë tumoret edhe në lokalizime komplekse të trupit, si: veshkat, mushkëritë, mëlçinë, kockat, indet e buta dhe, në disa raste edhe pankreasin. Krioablacioni përdoret gjithashtu për trajtimin e disa sëmundjeve beninje, si trajtimi i malformimeve arterio-venoze periferike, hemangiomave, tumoreve desmoide dhe endometriozës. Ne jemi spitali i vetëm që kryen krioablacionin, jo vetëm në shtetin tonë, por edhe në rajon, pasi kjo metodë nuk është e disponueshme as në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Bullgari. Jam krenar për departamentin tonë dhe për ekipin e radiologjisë intervente, që përbëhet nga mjekë, teknologë, infermierë dhe ndihmës infermierë, të cilët në një periudhë shumë të shkurtër kohore e kanë zotëruar këtë teknikë, e cila sot është bërë një procedurë rutine për ne,” thotë Dr. Gjoreski.
Radiologjia neurointervente
Në Qendrën e Radiologjisë Intervente kryhen me sukses procedura neurointervente, të cilat ofrojnë trajtim minimal invaziv ose endovaskular për anomalitë e enëve të gjakut në tru. Këto anomali mund të shkaktojnë goditje cerebrale hemorragjike ose iskemike akute.
“Acibadem Sistina” është i vetmi spital në shtet që plotëson të gjitha kushtet për të qenë një qendër gjithëpërfshirëse për trajtimin e goditjes iskemike akute. Disponojmë me pajisje moderne dhe më të sofistikuara për diagnostikim 24 orë në ditë, si dhe një staf mjekësor me përvojë që ofron trajtime si tromboliza intravenoze, trombektomia mekanike dhe kujdesi intensiv. Të gjitha këto ofrohen në një njësi të specializuar, ku punon një ekip multidisiplinar i përbërë nga neurologë, neuroradiologë, radiologë, anesteziologë, neurokirurgë, kardiologë, dhe specialistë të tjerë. Kushtet e duhura kadrovike, materiale dhe mundësojnë zgjidhjen e problemit nga fillimi i simptomave deri tek trajtimi përfundimtar të kryhet sa më shpejtë. Sipas standardeve botërore, kjo periudhë nuk duhet të zgjasë më shumë se një orë, ndërsa në disa raste ndërhyrja kryhet brenda 30 minutave nga momenti i mbërritjes në qendrën emergjente,” thotë Dr. Gjoreski.
Në këtë spital ofrohen të gjitha llojet e trajtimeve minimale invazive për aneurizmat cerebrale, malformimet arterio-venoze, fistulat, stenozat dhe trombozat e arterieve dhe venave cerebrale dhe cervikale.
Gjithashtu, realizohen ndërhyrje spinale, embolizime të tumoreve dhe gjakderdhjeve në kokë dhe qafë. Veçanërisht i rëndësishëm është fakti se trajtimi i goditjeve cerebrale hemorragjike, të shkaktuara nga anomalitë vaskulare, kryhet brenda 24 orëve të para nga një ekip i përbërë nga neurokirurgë dhe intensivistë me përvojë.
Ablacioni i nyjave të gjëndrave tiroide me radiofrekuencë është një risi në “Acibadem Sistina”
Ablacioni me radiofrekuencë është një risi në trajtimin e nyjave të gjëndrës tiroide në nivel global. Kohët e fundit, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” u bë pionier në zbatimin e kësaj procedure. Për kryerjen e ablacionit me radiofrekuencë, është e domosdoshme të ekzistojnë indikacione të qarta, duke përfshirë një biopsi negative për malinjitet, madhësinë dhe vendndodhjen e nodusit, si dhe shkaktimin e diskomfortit.
Ablacioni i noduseve tiroidale është një zgjidhje e përshtatshme për pacientët me rrezik të lartë për komplikime gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, siç janë të moshuarit ose ata me komorbiditete serioze. Kjo metodë është gjithashtu e përshtatshme edhe për pacientët që dëshirojnë të shmangin operacionin duke evituar anestezinë e plotë dhe qëndrimin në spital.
Si një procedurë minimale invazive, ajo mundëson rikuperim më të shpejtë dhe shoqërohet me një rrezik të ulët për komplikime.
Vendimi përfundimtar për zbatimin e ablacionit merret nga një ekip multidisiplinar, i cili përfshin një specialist për gjëndrën tiroide, një radiolog intervent dhe një kirurg specialist në kirurgjinë torakale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi