Zlatan Ibrahimovic e urrente sulmuesin aktual të Manchester United, Edinson Cavani, në kohën kur ishin së bashku në PSG, ka treguar ish- futbollisti i LA Galaxy, Michael Ciani.

Ibrahimovic luajti së bashku me Cavanin në Paris Saint-Germain nga 2013 deri në 2016.


Ciani që ka luajtur me Ibrahimovicin te LA Galaxy, ka zbuluar marrëdhënien midis dyshes së sulmit te PSG në atë kohë.

icon 35910720 5db71630df40b 0

"Nëse jeni afër Cavani, Ibra nuk i pëlqen kjo. Ose je me Ibrën, ose je kundër tij”.

"Ai më tha se gjithçka ishte në rregull me Laurent Blanc në PSG. I vetmi person me të cilin nuk u mor vesh ishte Cavani”.

0 GettyImages 463017296

"Ai më tha se i urrente vetëm tre ose katër lojtarë që ka luajtur me ta karrierën e tij ... dhe njëri prej tyre ishte Cavani”, ka treguar Ciani për RMC Sport./Telegrafi/

telegrafi sport app