Një dokument i Agjencisë Amerikane të inteligjencës, CIA, i hartuar më 21 shtator të vitit 1951 e konsideron Zhlebin pjesë të tërësisë territoriale të Kosovës.
Përderisa në Kosovë ende po vazhdon drama për Demarkacionin me Malin e Zi, ky dokument i CIA-s që u lejua për qasje nga publiku më 14 prill 2006, e njeh Zhlebin si një nga 16 distriktet e Kosovës.
Është pika e parë e këtij dokumenti që ndan Kosovën në disa pjesë të quajtura distrikte, ku bëjnë pjesë përveç Zhlebit, edhe vendet si; Graçanica, Zveçani, Vushtria, Istogu, Kamenica, Gjilani, etj.
Përveç distrikteve në dokument figurojnë edhe zyrat qendrore të tyre, që janë disa prej komunave të sotme kryesore të vendit, si; Prishtina, Peja, Mitrovica (dokumenti e quan: Mitrovica e Kosovës), Podujeva, Gjakova, Ferizaj, Prizreni. Po ashtu edhe këtu figuron Zhlebi.
Dokumenti i përbërë nga gjithsej 8 pika, në pikën e fundit flet për fuqinë e shqiptarëve në Kosovë.
“Lëvizja e nacionalistëve shqiptarë raportohet të jetë shumë e fortë. Anëtarët shqiptarë të partisë komuniste janë pro propagandës së zyrës së punëtorëve komunistë, sepse kjo propagandë premton bashkimin e regjionit të Kosovës (këtu referuar si: Kosmet apo Kosova dhe Metohija) me Shqipërinë, pas përmbysjes së regjimit aktual të Jugosllavisë”, shkruhet në pikën e 8 të këtij dokumenti të CIA-s.
Fshatrat e kullës së Zhlebit janë pjesë e mosmarrëveshjeve që kanë lindur në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Komisioni i udhëhequr nga Murat Meha kishte konstatuar se Kulla e Zhlebit i takon Malit të Zi, mirëpo me këtë patën mospajtime opozita e asaj kohe, ku bënte pjesë edhe kryeministri i tanishëm, Ramush Haradinaj. /Kosovapress/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!