LAJMI I FUNDIT:

CIA kishte paralajmëruar sulmin në Turqi

CIA kishte paralajmëruar sulmin në Turqi

Disa orë pas masakrës që tronditi Stambollin, ka ardhur edhe reagimi i pronarit të klubit të natës, i cili thotë se forcat turke të sigurisë dështuan të parandalonin sulmin pavarësisht informacioneve të marra nga inteligjenca amerikane.

Gazetari i “Hurriyet”-it thotë se Mehmet Koçarslan, pronari Reinas, një prej klubeve më të famshme të natës në Stamboll, mezi fliste nga e qara.

“Bastardët që hynë brenda kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Inteligjenca amerikane kishte informuar mbi këtë. Për një periudhe kohore prej një jave a dhjetë ditësh këtu u morën masa shtesë mbrojtjeje, përfshirë edhe rritjen e sigurisë detare. Çfarë ndodhi më pas? Ky sulm ndodhi para syve tanë”, tha Koçarslan, transmeton “Syri”.


Një terrorist i veshur si babagjysh i Vitit të Ri dyshohet se sulmoi me armë automatike një klubin e natës Reina në brigjet e Bosforit duke vrarë 39 persona, 16 prej të cilëve të huaj.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, tha të dielën në mëngjes se në sulm janë plagosur 65 të tjerë, katër prej të cilëve rëndë.

Sulm në Stamboll
Lexo po ashtu Sulm në Stamboll

Ndërkohë, media turke ka ngritur shumë pikëpyetje mbi ngjarjen, disa prej të cilave janë: “Nëse ka informuar Amerika mbi sulmin e mundshëm pse nuk u morën masat e nevojshme?; Sa persona sulmuan në klubin e natës dhe si arritën të largohen nga vendngjarja autorët?”.

Të gjitha këto pyetje presin përgjigje nga autoritetet turke.

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori