Christian Eriksen do të luajë për herë të parë në Bundesliga, danezi gjen ekip të ri

Mesfushori danez me përvojë, Christian Eriksen, po përgatitet të veshë për herë të parë fanellën e Wolfsburgut, duke shtuar një kapitull të ri në karrierën e tij të pasur.
Sipas mediave të besueshme nga Gjermania, por edhe gazetarit Fabrizio Romano, Eriksen do të nënshkruajë së shpejti një kontratë me klubin gjerman.
Lojtari ka qenë i lirë që nga skadimi i kontratës me Manchester United këtë verë, dhe disa formalitete mbeten për t’u finalizuar para se transferimi të bëhet zyrtar.
🚨🟢⚪️ Christian Eriksen to Wolfsburg, here we go! Deal in place and medical in Germany for former Man United player.
Eriksen has accepted the proposal as deal can be considered done, as @F_Abolhosseini reported.
New chapter for the Danish star. 🐺 pic.twitter.com/oPnHMkYO8n
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 10, 2025
Eriksen u bashkua me Manchester United në vitin 2022 dhe gjatë periudhës së tij te Djajtë e Kuq luajti 107 ndeshje, duke shënuar 8 gola dhe dhënë 19 asiste. Ai fitoi gjithashtu FA Cup dhe EFL Cup me klubin anglez.
Mesfushori 33-vjeçar e nisi karrierën profesionale te Ajax, dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur gjithashtu për Tottenham, Inter, Brentford dhe Manchester United, duke lënë gjurmë të dukshme në çdo ekip ku ka kaluar.

Ai kishte një sulm në zemër gjatë Euro 2020, ku u rrëzua në tokë, ndërsa iu desh të largohej nga Interi, pasi kampionati italian, nuk i lejon futbollistët me depfilator të luajnë. /Telegrafi/


















































