Chrissy Teigen është kthyer në Twitter pas një pauze të shkurtër.

Modelja, 35 vjeçare, bëri rikthimin të premten dhe pranoi se ndihej ‘e tmerrshme’ të ishte larg fansave.


Llogaria e saj aktualisht ka mbi 13.7 milionë ndjekës.

https://twitter.com/chrissyteigen/status/1383037968072384517

“Rezulton se ndihet e tmerrshme të heshtësh veten dhe gjithashtu të humbasësh 2000 miq në të njëjtën kohë”, ka thënë ajo.

"Unë zgjedh të marr të keqen me të mirën", shtoi Teigen.

Ajo u largua nga Twitter në fund të muajit mars me arsyen se po i servon vetëm gjëra negative.

https://twitter.com/chrissyteigen/status/1383038218212306944

“Për më shumë se 10 vite, ju keni qenë bota ime. Sinqerisht ju kam borxh shumë për këtë botë që krijova”, u shpreh ajo.

“Është koha që të them lamtumirë. Kjo gjë nuk po më jep pozitivitet, por po më servon vetëm gjëra negative”, vazhdoi ylli televiziv.

Chrissy është e njohur në platformë për postimet qesharake, mbështetjet që bën e po ashtu edhe për mesazhet që përçon. /Telegrafi/

chrissy teigen sleep problems twitter Chrissy Teigen (Foto: John Shearer/Getty Images)