Chrissy Teigen kujton foshnjën e ndjerë me një aksesorë: Do të të duam gjithmonë

Chrissy Teigen gjatë ditës së djeshme (e shtunë) kujtoi sërish foshnjën e ndjerë në rrjete sociale.
35-vjeçarja përmes një postimi shfaqi një aksesorë në dorë, të stolisur me emrat e fëmijëve të saj, shkruan Daily Mail.
Në të ishte edhe emri i Jack, të cilin Teigen u humbi para se të vinte koha e lindjes.
Ajo dhe John Legend bën të ditur lajmin në shtator të viti që lamë pas, derisa Chrissy kishte pësuar gjakderdhje të madhe.
"Sot është ditëlindja jote. Ne do të të duam përgjithmonë", ka shkruar ajo në përshkrim.
Ajo gjithashtu mbante rrathë me shkronja të plota për fëmijët e saj Luna, katër vjeç dhe Miles, dy vjeç. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/02/2021
Top Lajme
BBVA
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

































































