LAJMI I FUNDIT:

Chrissy Teigen flet për varësinë nga alkooli (Foto)

Chrissy Teigen flet për varësinë nga alkooli (Foto)

Chrissy Teigen nuk ka qenë asnjëherë e ndrojtur për të treguar problemet e saj. Ajo gjithmonë është e treguar e sinqertë, dhe kur gjërat nuk kanë qenë në favor të saj.

Kësaj radhe në fakt ajo ka rrëfyer problemet e saj me alkoolin, shkruan Cosmopolitan.

31-vjeçarja është shprehur se ka pasur një periudhë në jetën e saj, ku pa e kuptuar filloi të konsumonte shumë alkool.


“E fillova duke menduar, ok edhe një gotë. Por më pas e kuptova që po pija shumë alkool”, është shprehur Teigen.

Më pas fatmirësisht modelja e ka kuptuar se konsumimi i alkoolit nuk do i sillte asgjë të mirë, përkundrazi.

“Ndihesha shumë keq. Kjo gjë që unë po bëja nuk ishte e mirë për veten time, as për John, as për askënd”, vijoi më tej 31-vjeçarja.

Chrissy rrëfeu se askush nuk i ka përmendur problemet që ajo kishte me alkoolin, por vetë ajo e dinte se sjellja e saj nuk ishte e duhura.

“Askush në fakt nuk më ka mërzitur duke më bërë moral rreth kësaj gjëje. Por unë e ndjeja në zemrën time që nuk isha mirë. Më bënte të ndihesha keq para njerëzve”, ka treguar modelja.

Ajo u shpreh se në eventet ku ajo është e ftuar gjithmonë ka alkool rreth e rrotull, dhe është çuditur me veten e saj, si nuk ka pirë një gotë. Por, fakti që ajo nuk pi në evente të tilla, e bën atë të ndihet më mirë.