LAJMI I FUNDIT:

Chris Paul mungon 6-8 javë, lëndon gishtin e majtë (Video)

Chris Paul mungon 6-8 javë, lëndon gishtin e majtë (Video)

Një tjetër goditje për Los Angeles Clippers.

Tashmë pa Blake Griffin, Los Angeles Clippers konfirmoi ditë më parë se Chris Paul do të mungojë nga 6 deri në 8 javë pas çarjes së ligamentit në gishtin e madh të këmbës së majtë.

Paul iu nënshtrua operimit të mërkurën në një tentim ëpr të nisur rekuperimin nga dëmtimi.


Paul pritet që të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë dhe do të vazhdojë tretmanin nën përkujdesje të stafit mjekësor të LA Clippers.

Paul dëmtoi gishtin e tij në fitoren e LA Clippers ndaj Oklahoma City Thunder të hënën.

Ai hyri prapa një blloku të vendosur nga Joffrey Lauvergne në qerekun e dytë dhe më pas kapi dorën në shenjë dhimbjeje. Ai më pas u largua nga ndeshja i nervozuar për këtë dhe nuk u kthye më.

Ky është lëndimi i dytë për Paul këtë sezon, pasi më parë pësoi një lëndim muskulor në kofshë që i kushtoi atij me mungesë në shtatë ndeshje.

Clippers kanë 2 fitore e pesë humbje në ndeshjet ku mungon Paul, kurse nëse i shtohet të keqes së tij, në ndeshjet ku ka munguar edhe ai edhe Blake Griffin, ekipi ka vetëm tri fitore dhe plotë nëntë humbje.

Lajmi i mirë për Clippers është që pas pak javësh do të kthehet Blake Griffin, një lojtar kyç që mund të zëvëndësojë lidershipin e Chris Paul në skuadër.

Përkundër kësaj mungese, Clippers pritet që të arrijnë playoffin pa problem, por jo në një pozitë të favorshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Premier League
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

La Liga
Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Premier League
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

Paga e Kylian Mbappe: Sa fiton ylli i Real Madridit në javë dhe çdo vit në La Liga?

La Liga
Kalo në kategori