Chris Hemsworth argëtoi fansat e tij duke shpërndarë disa pamje të rralla nga koha e tij si 'Thor i shëndoshë' në “Thor: Love and Thunder”.

Në një postim në Instagram të shtunën (12 nëntor), aktori australian mbuloi muskujt ndërsa kishte veshur një kostum për t’u dukur i të trashë për rolin e tij në filmin e Marvel.


“Disa pamje të rralla që nuk janë parë më parë të stërvitjes sime të transformimit për Thor”, shkroi aktori.

64491309 11422321 image a 96 1668325882494

“Është një përzierje unike e disa disiplinave të artit marcial dhe lëvizjeve të frymëzuara nga të gjithë heronjtë e mëdhenj të aksionit të viteve '80”, tha tutje.

Vëllai i tij yll i “Westworld”, Luke Hemsworth, 42 vjeç, bëri një shaka me të teksa la një koment sipër postimit.

“Dukesh shumë më i koordinuar se zakonisht”, ka shkruar Luke.

Chris është i njohur për fizikun e tij të formësuar, por u shfaq si një version mbipeshë i personazhit të tij superhero Thor në “Avengers: Endgame”.

64491353 11422321 image a 101 1668325951223

Në “Thor: Love and Thunder”, ‘Thor i trashë’ shihet duke u stërvitur në rrugën e tij për t'u kthyer në formë.

Në skenat për Avengers: Endgame, personazhit të tij Thor iu kërkua të vishte një kostum protetik prej 40 kilogramësh silikoni.

62348585 11422321 Chris told his followers he needed their votes and signed off hi a 100 1668325912279

Duke folur për The Daily Telegraph , 39-vjeçari bëri shaka duke thënë se e dinte se si ndihej të jesh shtatzënë.

“Është një kostum protetik silikoni me zinxhir në pjesën e pasme dhe në çdo moment njerëzit më vinin dhe më fërkonin stomakun. Unë e di se si ndihet gruaja ime Elsa Pataky tani kur ishte shtatzënë!”, ishte shprehur me shaka aktori.

64491305 0 image m 67 1668326067819

“Kisha pesha në kyçin e dorës dhe kyçet e këmbëve për të më bërë të lëvizja ndryshe, por më pëlqente transformimi dhe liria për të bërë gjithçka që doja me personazhin”, shtoi ai.

Kujtojmë që krahas karrierës së suksesshme, Hemsworth është edhe baba i dy fëmijëve. /Telegrafi/