Chevrolet Corvette E-Ray i parë është shitur për një çmim shumë të lartë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, modeli historik u ofrua në ankandin Barrett-Jackson Palm Beach ku u ble për 1.1 milion dollarë.
Kjo është më shumë se 10 herë më shumë se çmimi i listuar prej 104,295 dollarësh, por nuk u ble vetëm për “mburrje”.
Të gjitha të ardhurat nga ankandi u caktuan për organizatën e bamirësisë Donors Choose, e cila ndihmon në blerjen e furnizimeve dhe materialeve për shkollat publike.
Blerësi nuk ishte askush tjetër veçse pronari i ekipit NASCAR dhe tregtari i makinave Rick Hendrick, i cili ka qenë ofertuesi i lartë në shumë ankande të bamirësisë GM. /Telegrafi/