LAJMI I FUNDIT:

Cheryl dhe djali i saj Bear largohen nga villa e Liam Payne nëntë muaj pas ndarjes

Cheryl dhe djali i saj Bear largohen nga villa e Liam Payne nëntë muaj pas ndarjes

Cheryl dhe djali i saj Bear thuhet se janë larguar nga villa luksoze e Liam Payne për t’u zhvendosur në një shtëpi në zonë rurale.

Largimi i saj vjen nëntë muaj pas ndarjes nga ylli i One Direction.

Këngëtarja thuhet se po kërkon shtëpi në Buckinghamshire, ku ajo do të jetojë me nënën e saj Joan.


Një burim ka zbuluar se Cheryl, 35 vjeçare dhe Liam, 26 vjeç, janë ende miq të mirë dhe ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur.

“Por ajo e di se është koha ta ketë hapësirën e vet. Kjo lëvizje është një fillim perfekt për të”, ka thënë një burim.

Cheryl po kërkon më shumë hapësirë pasi dëshiron të ketë më shumë fëmijë.

Dhe për të bërë fëmijë të tjerë ajo ka thënë se nuk ka nevojë të presë një mashkull, pasi që mund ta bëjë këtë në ndonjë klinikë.

“Kam një shok që ka dy fëmijë me dhurues të spermës. Jo gjithçka duhet të jetë konvencionale. Mund të kaloni vite duke kërkuar mashkullin e duhur, të prisni të përkryerin për të mbetur shtatzënë, më pas njeriu i duhur mund të dalë i gabuar. Ka rrugë tjera që do t’i mendoja për të bërë fëmijë”, u shpreh Cheryl.

Cheryl ndërkaq ka lëvduar shkathtësitë prindërore të ish të dashurit të saj.

Ajo shtoi se ndarja me Liam nuk ka pasur probleme e as zhurmë dhe se ata arrijnë që të jenë të qetë dhe të kalojnë mirë për hirë të djalit Bear. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori