Ikona e muzikës pop, Cher, së fundmi është hapur për të treguar një ngjarje që i ka ndodhur vite më parë.

Gjatë vitit 1982, ajo ka qenë duke dhënë një performancë në New York City, ku një incident tentoi të zhvillohej.


74-vjeçarja për një interviste ka zbuluar se në po të njëjtën paraqitje, një person ka tentuar ta vriste atë.

36702580 9051007 Animal activist Cher is on a mission to save Bua Noi the last re a 17 1607945618711

Rrëfimi erdhi si pasojë e pyetjes se përse ajo nuk preferon të dalë në publik, apo të shfaqet në vende me shumë njerëz.

“Një person tentoi të më vriste. Isha duke dalë nga dera e lokalit ku mbajta koncertin, mendova fillimisht që ai person donte të përshëndetej, kurse përmes armës që kishte ma drejtoi në shpinë”, u shpreh ajo.

36818150 9051007 image a 16 1607945570991

Cher vazhdoi rrëfimin e saj: “Ai vazhdoi të më shtynte. Më tha që nëse bërtas do të vriste. Dy fansa panë se diçka nuk po shkonte mirë dhe filluan të bërtisnin para meje dhe i panjohuri u largua”.

Artistja e njohur në vitin 1982 bëri paraqitjen e saj të parë si aktore përmes filmit “Come Back To the Five and Dime”. /Telegrafi/

36818168 9051007 image a 15 1607945568023