LAJMI I FUNDIT:

Cher dhe i dashuri i saj 40 vjet më i ri vishen njëjtë në Javën e Modës në Paris

Cher dhe i dashuri i saj 40 vjet më i ri vishen njëjtë në Javën e Modës në Paris

Cher dhe i dashuri i saj, Alexander Edwards, morën vëmendje me veshjet e njëjta në shfaqjen e Balmain F/W24 gjatë Javës së Modës në Paris të mërkurën.

Këngëtarja ikonike, në moshën 77-vjeçare, dukej elegante me xhinse blu dhe një korse të zezë që nxirrte në pah belin e saj të hollë.

Për të plotësuar veshjen e saj, Cher zgjodhi çizmet e zeza me taka prej lëkure dhe një xhaketë të zezë.


Cher dhe partneri i saj

Për grimin e saj, zgjodhi një pamje delikate që ia theksonte bukurinë, e kompletuar me një buzëkuq rozë që tregonte buzëqeshjen e saj rrezatuese.

Cher tregon se si ra në dashuri me partnerin e saj 40 vjet më të ri, Alexander Edwards
Lexo po ashtu Cher tregon se si ra në dashuri me partnerin e saj 40 vjet më të ri, Alexander Edwards

Alexander, 38 vjeç, pasqyroi stilin e Cher-it duke veshur gjithashtu xhinse blu me prerje të gjerë.

I njëjti gjithashtu e kompletoi dukjen me një xhaketë të zezë.

Cher dhe partneri i saj

Paraqitja e çiftit në eventin e modës shënon një kapitull të lumtur në marrëdhënien e tyre pas pajtimit të tyre në shtator, pas thashethemeve për një ndarje në maj.

Romanca e tyre ra për herë të parë në sy të publikut gjatë Javës së Modës në Paris në vitin 2022, dhe më vonë ata u panë të kapur për dore në Craigs në fillim të nëntorit të të njëjtit vit. /Telegrafi/

Cher dhe i dashuri i saj

Cher dhe i dashuri i saj

Në trend Magazina

Më shumë
Pa kravatë dhe me flokë të çrregullta: Djali i Trump fotografohet me një dukje të thjeshtë duke ecur rrugës, larg shkëlqimit mondan të familjes

Pa kravatë dhe me flokë të çrregullta: Djali i Trump fotografohet me një dukje të thjeshtë duke ecur rrugës, larg shkëlqimit mondan të familjes

Magazina
Në mes të turneut amerikan, Rita Ora gjen kohë për relaks - merr vëmendjen me një fotografi provokuese në bikini ndërsa thekson linjat

Në mes të turneut amerikan, Rita Ora gjen kohë për relaks - merr vëmendjen me një fotografi provokuese në bikini ndërsa thekson linjat

Magazina
Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Xhensila publikon pamje nga prapaskenat e klipit me Ledrin – mahnit ndjekësit me paraqitjen atraktive në skenën e pishinës

Magazina
Fituesi i

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Magazina
Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Egli Tako heq nga lista e ndjekësve në Instagram motrën e Gjestit

Magazina
Javë historike për Gjestin, pak ditë pasi fitoi Big Brother VIP Albania 4 arrin shifrën e 600 mijë ndjekësve në Instagram

Javë historike për Gjestin, pak ditë pasi fitoi Big Brother VIP Albania 4 arrin shifrën e 600 mijë ndjekësve në Instagram

Magazina
Kalo në kategori