Media të ndryshme shkruajnë se Chelsea dhe Manchester City kanë filluar procedurat që të tërhiqen nga Superliga Evropaine, lëvizje që mund të shkatërrojë të gjithë projektin.

Gazetari i BBC Sport, Dan Roan shkuan se Chelse është klubi i parë që e ka filluar, lajm që konfirmohet edhe nga The Times dhe The Telegraph.


Në anën tjetër edhe The Sun shkruan se Manchester City gjithashtu ka vendosur të tërhiqej, pasi ata ishin klubi i fundit që nënshkruan për tu futur në këtë Superligë.

chelsea 2

Chelsea thuhet se po përgatit dokumentet zyrtare për t'u tërhequr nga angazhimi i tyre në Superligë.

Kjo do të linte vetëm 1o klube: Juventus, Inter, Milan, Real Madrid, Barcelona, ​​Atletico Madrid, Manchester United, Arsenal, Tottenham dhe Liverpool.

Manchester City's Fernandinho admits Chelsea successfully 'exploited' their weakness - The Chelsea Chronicle

Lajmi u prit me gëzim nga tifozët që ishin mbledhur jashtë Stamford Bridge për të protestuar këtë mbrëmje, duke bllokuar trafikun përfshirë autobusin e ekipit.

Petr Cech doli për të negociuar me mbështetësit dhe i siguroi ata se do të merrte masa. /Telegrafi/

telegrafi sport app