Chelsea synon fitore në udhëtim te Fulhami, formacionet zyrtare

Fulhami dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë mysafirë të rivalit lokal Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të, ndeshja e cila zhvillohet në Craven Cottage nga ora 15:05.
Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri vjen pas fitores së madhe ndaj Tottenhamit dhe synon fitoren e radhës për të mbetur në hap me pozitën e katërt.
Në anën tjetër, vendasit e Fulhamit kanë katër humbje radhazi dhe synojnë të marrin rezultat pozitiv për t'i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Fulham: Rico; Odoi, Nordtveit, Ream, Bryan, Chambers, McDonald, Cairney, Babel, Sessegnon, Mitrovic.
Chelsea: Arrizabalaga; Azpilicueta, Rudiger, Christensen, Emerson; Kante, Jorginho, Barkley; Willian, Higuain, Hazard.
/Telegrafi/





















































