Chelsea përballet me 74 akuza nga Federata Angleze për shkelje gjatë epokës Abramovich

Chelsea është goditur me 74 akuza nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA), për shkelje të rregullave të kryera gjatë periudhës kur klubi ishte në pronësi të rusit Roman Abramovich, nga viti 2009 deri më 2022.
Kjo situatë vë në pikëpyetje disa nga sukseset më të mëdha të Chelsea gjatë periudhës Abramovich, kohë në të cilën klubi fitoi 5 Liga Premier, 2 Liga të Kampionëve, 2 Liga të Evropës, 5 Kupa FA dhe 3 Carabao Cup, duke u bërë një fuqi e madhe në futbollin evropian.
Akuzat lidhen me shkelje të rregullave për agjentët e futbollit dhe përfshirjen e palëve të treta në investime për lojtarë, veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në transferimet dhe financat e klubit.
The FA have charged Chelsea with 74 breaches of regulations regarding football agents and intermediaries, for offenses between 2009 and 2022 🚨 pic.twitter.com/v8OGH9Tsll
— B/R Football (@brfootball) September 11, 2025
FA thekson se shumica e shkeljeve dyshohet të kenë ndodhur ndërmjet sezoneve 2010/11 dhe 2015/16.
Ky është një ndër hetimet më serioze ndaj një klubi të madh në historinë e futbollit anglez dhe hedh hije mbi sukseset e Chelseat.
Chelsea ka afat deri më 19 shtator 2025 për të dhënë përgjigjen zyrtare ndaj akuzave, por klubi ka deklaruar se ka qenë vetë ai që ka raportuar çështjet pas auditimeve të brendshme që nisën me ardhjen e pronarëve të rinj në maj 2022.
Chelsea have been charged with 74 breaches of the FA’s Agent Regulation rules between 2009 and 2022.
These relate primarily to the period 2010/11-2015/16 under Roman Abramovich. Chelsea have until 19 September to answer. pic.twitter.com/7BDHUN8xsF
— Ben Jacobs (@JacobsBen) September 11, 2025
“Klubi ka treguar transparencë të plotë dhe ka bashkëpunuar ngushtësisht me FA-në,” thuhet në deklaratën zyrtare të Chelseat, duke theksuar se qëllimi është që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt.
Ndërkohë, pritet me interes nëse hetimet do të ndikojnë në reputacionin e arritjeve të klubit gjatë asaj epoke të lavdishme. /Telegrafi/



































