LAJMI I FUNDIT:

Chelsea në garë për Candrevan

Chelsea në garë për Candrevan

Chelsea janë shumë të interesuar që të ofrojnë Antonio Candrevan, por Lazio nuk lëshon pe nën shifrën e 25 milionë eurove.

Sipas Il Tempo, Chelsea janë të interesuar të futen në bisedime, pasi që trajneri i ri i Chelseat, Antonio Conte, e do në skuadrën e tij të re.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet


Edhe më parë ishte folur për një interesim të Chelseat për lojtarin, por tanimë gjërat janë bërë serioze.

Londinezët duhet të mendojnë për konkurrencën, pasi që edhe Interi është e interesuar për lojtarin. /Telegrafi/