Newcastle United dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.

Vendasit e Eddie Howe nuk arritën ta ruajnë epërsinë e pjesës së parë, pasi u ndalen me barazim nga ekipi i Enzo Marescas.


Pjesa e parë e ndeshjes i takoi e gjitha vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e katërt me anë të Nick Woltemode, i cili shënoi për epërsinë 1-0, ndërsa i njëjti lojtar u përkujdes edhe për golin e 2-0.

Në pjesën e dytë, mysafirët filluan furishëm duke shënuar një gol të hershem, ndërsa më vonë e shënuan edhe golin e barazimit.

Goli i parë në pjesën e dytë erdhi në minutën e 39-të me anë të Reece James, i cili shënoi për 2-1, ndërsa Joao Pedro (66’) u përkujdes për golin e barazimit 2-2.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i tundin rrjetat dhe në fund u desh të pajtohen me nga një pikë.

Pas këtij barazimi, Chelsea e sheh veten në pozitën e katërt me 29 pikë, ndërsa Newcastle renditet në vendin e 11-të me 23 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Blutë e presin Aston Villën, ndërsa “Laraskat” luajnë në udhëtim te Manchester United. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app