Chelsea ka shënuar fitore ndaj RB Salzburg si mysafir me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një vend në mesin e 16 më të mirave.
Londinezët e nisën më mirë takimin duke gjetur golin në mesin e pjesës së parë.
Mateo Kovacic shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës për 1-0.
Mateo Kovacic only scores bangers 💥 https://t.co/B48EpWF6HT
— N12 (@_N12x) October 25, 2022
Të dy skuadrat kishin raste të tjera në pjesën e parë, sidomos Chelsea, por që nuk arritën të shënonin.
Më të filluar pjesa e dytë vendasit arritën të shënonin për 1-1 me një kundërsulm të shpejtë, ku Junior Adamu gjeti rrjetën për 1-1.
There’s something about Nigerian décents scoring against Chelsea.
The last time was Noah Okafor. Today’s Chukwubuike Griddy Junior Adamu.
Salzburg 1-1 Chelsea#SALCHE #UCL
https://t.co/s4VhJ1GIRk— Ojora Babatunde (@ojbsports) October 25, 2022
Chelsea u lëshua në sulm për të gjetur golin e epërsisë sërish, ku Pierre Aubameyang dhe Jorghino nuk ishin të saktë.
Por nuk vonoi shumë dhe Chelsea arriti të shënojë më Kai Havertz që gjeti rrjetën për 2-1 me një super goditje.
That's the kind of Kai Havertz Chelsea paid for. https://t.co/WtpF100xwL
— Raffa Rants (@RaffaRants) October 25, 2022
RB Salzburg u mundua të barazojë deri në fund, por nuk ia arriti.
Chelsea tani ka 10 pikë dhe janë lider në grup, duke siguruar kalimin në fazën e eliminimi direkt. /Telegrafi/