Pierre Emerick Aubameyang e ka të ardhmen ende të paqartë nëse do të qëndroj te Chelsea apo do të largohet gjatë këtyre ditëve.

Gjiganti londinez ka arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit nga Gaboni te skuadra amerikane Los Angeles FC, por vazhdon të mungojë ende përgjigja pozitive nga Auba.


33-vjeçari ka kërkuar ende kohë për të menduar nëse do t'i bashkohet si huazim skuadrës amerikane ose jo.

Aubameyang 2

"Chelsea dhe LAFC janë duke pritur që Pierre Emerick Aubameyang të vendosë për të lëvizur në MLS. Është hap vendimtar për të vazhduar me marrëveshjen e huazimit".

"Chelsea është duke kërkuar zgjidhje për Auban, pasi MLS mund të jetë një opsion, por mungon 'drita jeshile' nga ana e lojtarit që është e nevojshme tani", ka shkruar Fabrizio Romano.

Aubameyang 1

Përpos Los Angeles FC edhe skuadra të tjera amerikane kanë shprehur interesim për afrimin e sulmuesit gabonez, i cili ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Milani është një tjetër opsion për Aubameyangin, por Rossonerët duhet të presin afatin kalimtar veror. /Telegrafi/

telegrafi sport app