Channing Tatum dhe Zoë Kravitz u ndanë pas tre vitesh lidhje, shkruan revista People.

Ata u fejuan vitin e kaluar, por burime pranë aktorit 44-vjeçar dhe aktores 35-vjeçare pohojnë se lidhjes i ka ardhur fundi.


"Channing është një njeri i mrekullueshëm. Ai më bën të qesh dhe ne të dy e duam artin, na pëlqen të eksplorojmë pse bëjmë atë që bëjmë. Na pëlqen të shikojmë filma, të flasim për ta...", tha aktorja dikur në një intervistë për GQ.

Screenshot 2 37 Channing Tatum dhe Zoë

Në fillim të shtatorit, aktori postoi foton e tyre të fundit në Instagram, ku shfaqet Zoë e shtrirë sipër tij.

Për kujtesë, përpara lidhjes së tij me Zoë, Channing Tatum ishte i martuar me aktoren Jenna Dewan për nëntë vjet. Ata u takuan në xhirimet e filmit “Step Up” në 2006.

U martuan në korrik 2009 dhe katër vjet më vonë mirëpritën një vajzë.

Megjithatë, në vitin 2018, çifti njoftoi se po ndahej dhe divorci u finalizua në nëntor 2019.

Screenshot 1 49 Jenna dhe Channing Tatum

Jenna tani është në një lidhje me aktorin Steve Kazee.

Në fillim të vitit të kaluar, Tatum deklaroi se nuk është i sigurt nëse do të martohet përsëri. /Telegrafi/