LAJMI I FUNDIT:

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz shfaqen në momente intime gjatë pushimeve në Itali

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz shfaqen në momente intime gjatë pushimeve në Itali

Channing Tatum dhe e dashura e tij, Zoë Kravitz, u argëtuan nën diell teksa u kapën duke shijuar pushimet në brigjet e Positano, Itali.

Çifti shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin ndërkohë që aktorja kishte veshur një palë bikini ngjyrë portokalli.

Tatum nga ana tjetër u shfaq me rroba banje tërësisht të zeza dhe një xhaketë shpëtimi blu.


Foto: Backgrid

Përveç puthjeve, të famshmit zbritën nga varka për të notuar, me Tatum që dukej se bënte një kthim prapa nga jahti në disa foto.

Gjatë pasdites, të njëjtit u panë gjithashtu duke bërë ski dhe duke rrëshqitur nga kuverta e varkës.

Channing Tatum zbulon se ka hezituar për rolin në “Magic Mike 3”: Është e vështirë të jesh në formë
Lexo po ashtu Channing Tatum zbulon se ka hezituar për rolin në “Magic Mike 3”: Është e vështirë të jesh në formë

Ata kanë nisur lidhjen nga vera e kaluar dhe shpesh janë parë së bashku, nga takimet e drekës në Brooklyn deri tek shëtitjet në Central Park të Manhattanit.

Foto: Backgrid

Burime pranë aktores thanë për Page Six në mars se marrëdhënia e tyre po “bëhej serioze”.

“Gjërat po shkojnë mirë me Channing dhe ajo është jashtëzakonisht e lumtur”, zbuloi burimi. “Ajo është në një vend të mirë për sa i përket karrierës dhe ai ka një histori të mirë si baba”.

Romanca e Kravitz me Tatum erdhi vetëm disa muaj pasi bëri kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, Karl Glusman.

Foto: Backgrid

Ish-çifti ishin të martuar për më pak se dy vjet përpara se të ndaheshin. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly

Magazina
“Është shumë e sjellshme

“Është shumë e sjellshme" - Motra e Gjestit flet për romancën e tij me Eglin

Magazina
Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Bëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

Magazina

"Djellza na ka ndihmuar në kohë të vështirë" – Flet për herë të parë shoku i Gjestit

Magazina
Fjolla Morinës ia thyejnë veturën - publikon pamjet

Fjolla Morinës ia thyejnë veturën - publikon pamjet

Magazina
Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin - do lojën dhe famën

Magazina
Kalo në kategori