Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, Ramush Gashi, kanë vizituar sot stadiumin e Qytetit në Prishtinë, aty ku skuadra që ai drejton do t’i luajë ndeshjet e Ligës së Kombeve, që fillojnë në muajin shtator.
Në fakt, Kosova ndeshjen e parë në kuadër të kësaj gare do ta luajë si mysafire kundër Azebajxhanit në Baku, më 7 shtator, derisa tri ditë më vonë do të jetë mikpritëse e Ishujve Faroe, në stadiumin që tashmë është afër të inaugurohet.
Pas vizitës së sotme në stadium Challandes është shprehur i lumtur me atë çfarë ka parë, pasi punimet janë afër finalizimit.
“Jam shumë i kënaqur të jem në shtëpinë time, në stadiumin tonë. Shpresoj të kryhen punët në afatin e paraparë. Është kënaqësi e madhe që do të luajmë në shtëpinë tonë si për lojtarët ashtu edhe për mua”.
“Mezi pres të luajmë në këtë stadium. Jam i sigurt se 12 mijë tifozë të flaktë do të jenë në stadium, ashtu siç na mbështetën në miqësoren kundër vëllezërve tanë nga Shqipëria në Zvicër. Atje ishin mbi 18 mijë tifozë dhe ata ishin lojtari ynë i 12-të, prandaj edhe rezultati nuk na mungojë. Shpresoj se edhe këtu tifozët do të jenë lojtari ynë i 12-të, që do ta çojnë Kosovën përpara”, ka theksuar Challandes.
Sa i përket asaj se sa është e gatshme Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Challandes është shprehur optimist, por ka kërkuar që kjo garë të mos shihet e lehtë.
“Ne i patëm tri ndeshje miqësore dhe në të gjitha patëm rezultate pozitive. Pashë një ekip që mund të bëjë shumë. Nuk pata mundësi t’i shoh të gjithë lojtarët, pasi Valon Berisha ishte i lënduar, derisa disa të tjerë shpresoj ta kem rastin t’i shoh ndërkohë. Por mos të mendojmë se ekipet që i kemi kundërshtarë në Ligën e Kombeve janë të lehta. Sigurisht se do të kemi shumë telashe, por unë besoj në futbollistët e mi dhe sigurisht se do të korrim rezultatet e duhura”, ka shtuar përzgjedhësi i Kosovës.
Tutje ai ka thënë se kualifikimi i Kosovës në Evropian apo Botëror do të ishte diçka e jashtëzakonshme, por sipas tij ende ka shumë punë për t’u bërë.
“Unë në kokën time e shoh Kosovën të kualifikuar, por në anën tjetër shoh që për të ardhmen e Kosovës duhet punuar shumë në mënyrë që ta bëjmë një kombëtare të fortë. Prandaj, duhet të ecim me këmbë në tokë dhe të mos mendojmë se Azerbajxhani, Ishujt Faroe e Malta janë ekipe të lehta për t’u kaluar. Duhet angazhim, punë dhe përkushtim në arritjen e objektivave. Detyra ime dhe e stafit tim është që ta përgatisim një gjeneratë për të ardhmen. Kam kontakte me trajnerët e U-19 dhe U-21, pasi atje është e ardhmja e Kosovës”, ka nënvizuar Challandes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/top-10--380x233.jpg)
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!
![Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/VAR-380x233.png)
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
![Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mourinho-icardi-380x233.png)
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit
![Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/VAR-780x439.png)
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?
![Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-1-780x439.png)
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025
![Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mourinho-icardi-780x439.png)
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.jpeg)
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi