Trajneri Bernard Challandes thuhet se ka vendosur përfundimisht për formacionin titullar ndaj Malit të Zi.
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sot (e premte) ndeshjen ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve të Euro 2020.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin A dhe do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Podgoricë me fillim nga ora 20:45.
Trajneri Challandes ka pasur kokë-dhimbje për këtë ndeshje pasi shumë lojtarë titullar do të mungojnë shkaku i lëndimeve.
Gjatë javës së fundit është përfolur shumë se trajneri zviceran ka vendosur për formacionin titullar, por tani ka ndryshuar situatë.
Challandes vetëm sot e ka marrë vendimin për formacionin kundër Malit të Zi dhe ai pritet të ketë ndryshime edhe në mbrojtje.
Dyshimi i vetëm ka qenë ai në krahun e majtë në mes të Benjamin Kolollit dhe Leart Paqaradës, por balotazhi thuhet se është fituar nga ky i fundit, pasi Kololli i është bashkuar me vonesë përfaqësueses.
Në portë pritet të jetë Arijanet Muriqi, ndërsa në mbrojtje përveç Paqaradës, do të luajnë edhe Mërgim Vojvoda, Fidan Aliti dhe Amir Rrahmani.
Në mesfushë vendin e të lënduarve Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala do të zënë dyshja Idriz Voca dhe Besar Halimi.
Ndërsa, pas sulmuesit qendror Vedat Muriqi do të luajnë Milot Rashica, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli. /Telegrafi/