LAJMI I FUNDIT:

Challandes e sheh Greqinë si favorite të grupit, ndeshjen si shumë të rëndësishme

Challandes e sheh Greqinë si favorite të grupit, ndeshjen si shumë të rëndësishme

Përzgjedhësi i Kosovës, Brenard Challandes ka folur në konferencën për media para ndeshjes me Greqinë e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo është ndeshja e dytë në këtë grup e këtyre dy skuadrave.

“Nëse flasim për ndeshjet e këtij grupi, sigurisht që është ndeshja më e rëndësishme”.


“Greqia është favorite e grupit dhe kanë bërë shumë ndeshje të mira me përzgjedhësin e ri. Megjithatë ne duhet të provojmë të marrin maksimumin nga kjo ndeshje”, deklaroi ai.

Challandes e pranoi se mund të ndryshojë sistemin e lojës, por asnjëherë nuk do të luajë për ndonjë rezultat tjetër përveç fitores.

“Për shkak të mungesave të shumta mund të ndryshojmë sistemin e lojës, por nganjëherë kjo varët edhe nga loja e kundërshtarit. Gjithsesi, ne nuk hyjmë për asnjë rezultat tjetër përveç fitores”.

“Filozofia ime e punës nuk ma lejon ta përgatisë asnjë ndeshje për barazim vetëm për fitore. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë por ne do të kërkojmë lojën tonë”, ka thënë Challandes.

Kosova – Greqia zhvillohet nesër (e diel) nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Sport vendor
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori