Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për media para miqësores ndaj Danimarkës.
Tekniku zviceran e shikon ndeshjen si një test të mirë, ndërsa ka konfirmuar edhe mungesën e Hakuran Kryeziut.
“Kemi pasur sukses në Ligën e Kombeve, por tani është një histori tjetër. Danimarka është një nga skuadrat më të mira në botë, por do të jetë një test shumë i mirë”.
“Ndoshta dikush mendon pse ne duhet të luajmë ndaj një skuadre kaq të fortë para ndeshjes ndaj Bullgarisë, por kjo është një mundësi për progres dhe që të kemi progres duhet një kundërshtar i mirë”.

“Trajneri i Danimarkës e shikon ndeshjen si një stërvitje të mirë, kjo deklaratë është keqkuptuar, mendimi juaj? Nuk mendoj ashtu, nuk ka ndeshje të lehtë, nuk ishte e lehtë fitorja ndaj Maltës apo ndonjë skuadre. Danimarka mund të luajë ndaj skuadrave të mëdha, por e atillë është edhe Kosova. E dimë të gjithë që Danimarka ka një ndeshje të fortë pas disa ditësh dhe kështu ishte vendimi i tyre të zgjedhin Kosovën. Ne nuk jemi Franca, por dimë të luajë futboll. Ne nuk i frikësohemi ndeshjeve të mëdha”.

“Hekuran Kryeziu? Nuk është i gatshëm të luajë nesër dhe nuk do ta rrezikojmë. Nuk do të luajë ndaj Danimarkës. Ai është shumë i rëndësishëm, por shpresojmë që ai të luajë të hënën ndaj Bullgarisë”.
“Kapiteni në dy ndeshjet e radhës? Për nesër nuk kam shumë kapiten në dispozicion, por nuk është problem. Do të vendosi ndoshta sot pas stërvitjes”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania