Ky bakter është shkaku më i shpeshtë i gastritit dhe shkaktar më kryesor i të thatit në zorrën dymbëdhjetëgishtore dhe në lukth

Në pjesën më të madhe deri te infeksioni vjen nëpërmjet rrugëve feko-orale, transmeton Telegrafi.


Infeksioni është më i shpeshtë te fëmijët dhe familjet me shumë anëtarë, të cilët flenë bashkë, hanë nga e njëjta pjatë dhe pinë nga e njëjta gotë, përkatësisht aty ku standardet higjienike nuk janë edhe aq në nivel të lartë.

Të gjithë ata që janë të infektuar me "Helicobacter pylori" marrin gastrit kronik sipërfaqësor i cili është tërësisht beninj dhe i parrezikshëm në 80 për qind të njerëzve të infektuar gjatë tërë jetës.

Ata nuk kanë kurrfarë problemesh dhe nuk duhet të testohen dhe të shërohen.

h pylori 17f5e6a3d396c559

Ushqimi do të duhej që të bazohej në pemë, siç janë karota, lakra, borania, brokoli.

Ky lloj i bakterit mund të shkaktojë edhe absorbimin e dobët të hekurit dhe të vitaminave B12 në organizëm që shkakton aneminë. Kur ky bakter të jetë shkatërruar me antibiotik edhe aftësia e organizmit që t'i thithë këto nutriente bëhet më e mirë.

Nëse nuk dëshironi të përdorni këto suplemente, atëherë në ushqimin tuaj konsumoni ushqimet që përmbajnë hekur dhe vitamina B 12. Hani mish të kuq, bishtaja dhe drithëra.

Nëse pos këtij bakterit në organizëm konsumoni sasi të madhe të kripës, rreziku nga kanceri i lukthit rritet. Hulumtimet kanë treguar se kripa e forcon infeksionin e shkaktuar me këtë bakter duke e shndërruar në sëmundje kancerogjene.

Pakësoni konsumimin e kripës dhe shmangni ushqimin e përpunuar në mënyrë industriale. Shmangni ushqimet e grimcuara si çipsat, shkopinjtë e njelmët dhe ngjashëm.

maxresdefault 7

Vitamina C mund ta përshpejtojë vetë procesin e shërimit të mukozës së lukthit dhe të pakësojë efektet e padëshiruara nga vetë tretmani.

Kur njëherë ta keni hedhur bakterin nga organizmi juaj, vitamina C pakëson ndryshimet para-kanceroze në stomakun tuaj.

Vitamina C gjendet në shumicën e agrumeve, e me këtë vitaminë janë të pasura edhe dredhëzat, specat e kuq dhe shumë pemë dhe perime të tjera.

Vaj ulliri ekstra i virgjër ka veti të fuqishme antibateriale për shkak të bollëkut me antioksidantë.

Çaji i gjelbër ndihmon në eliminimin e baktereve dhe viruseve nga trupi. Ai përmban në nivele të larta polipenoli, element i cili pengon prodhimin e H.pilori. /Telegrafi/