Tretja është mënyra se si trupi juaj e kthen ushqimin në karburant
Mesatarisht ky proces zgjat 24 deri në 72 orë. Por sa kohë i duhet trupit tuaj për të tretur ushqimin? Kjo varet nga çfarë konsumoni, sasia, tretja, metabolizmi dhe aktiviteti fizik.
Karbohidratet, si burimi kryesor i energjisë së trupit, zakonisht kalojnë përmes sistemit tretës më shpejt sesa proteina ose yndyra.
Proteinat treten më shpejt se yndyrat. Ndërsa disa karbohidrate treten më shpejt se disa të tjera, një pjesë e tyre si për shembull fibrat, nuk treten aspak.
Tretja e karbohidrateve fillon në gojë. Kjo ndodh sepse enzimat dhe akti mekanik i përtypjes, fillojnë t’i tresin ato para se të arrijnë në stomak.
Edhe pse tretja e karbohidrateve vazhdon në stomak, shumica e tyre me përjashtim alkoolin, përthithen nga zorra e hollë.
Trupi juaj mund të përthithë vetëm sheqernat e thjeshtë. Qelizat që mbështesin zorrën e hollë sekretojnë enzima që ndajnë karbohidratet komplekse në sheqerna të thjeshta.
Karbohidratet përcaktohen nga numri i lidhjeve kimike që përmbajnë. Në bazë të lidhjeve kimike, ato ndahen në sheqerna të thjeshtë (monosakaride ose disakaride) dhe komplekse (oligosakaride dhe polisaharide).
Karbohidratet komplekse, duhet të ndahen në sheqerna të thjeshtë para se trupi juaj të mund t’i përthithë ato.
Fibrat, janë një lloj tjetër karbohidratesh që zakonisht nuk mund të përdoren për energji.
Prandaj mbeten të patretura derisa arrijnë në zorrën e trashë, ku një sasi e vogël tretet nga bakteret dhe përthithet. Frutat, perimet dhe drithërat, të gjitha përmbajnë pak fibra.
Tretja e proteinave ndodh kryesisht në stomak, ku acidet e stomakut i zbërthejnë ato.
Pepsina dhe Trypsina, janë dy enzima që sekretohen nga stomaku, për të tretur proteinat. Pothuajse e gjithë proteina në ushqime tretet, ndërsa pjesa tjetër kalon nëpër zorrë të trashë.
Edhe pse yndyrnat largohen nga stomaku juaj më ngadalë sesa karbohidratet ose proteinat, stomaku tret një sasi të vogël. Më pas është mëlçia ajo që përgatit yndyrën për tretje, duke e bërë atë të tretshme në ujë.
Kjo e bën më të lehtë për enzimat që të ndajnë yndyrën në copa më të vogla për të vazhduar me tretjen. Në zorrën e hollë, lipaza enzima që prodhohen nga pankreasi, ndan yndyrnat në acid yndyror dhe glicerinë. Pasi ndahen, trupi juaj i përthith me lehtësi. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës