Çfarë të drejta kemi si konsumatorë?
Të gjithë jemi konsumatorë dhe kemi të drejta si të tillë.
A i dimë cilat janë ato?
Konsumatori ka të drejtë:
- Të informohet në gjuhën e vet për specifikat e secilit produkt
- Të pajiset me faturë të rregullt dhe me fletëgaranci për atë që ka blerë
- Të informohet lehtësisht për çmimin e produktit
- Të informohet për datën e prodhimit dhe skadimit të produktit
- Ta kthejë apo ta riparojë produktin në rast të prishjes, pa kosto shtesë
- Të informohet drejtë për deklarimin e mallit dhe peshës së produktit
Pse duhet të njihem me këto të drejta?
Njohja e të drejtave tona si konsumatorë siguron që produktet që blejmë janë cilësore.
Për të pasur produkte cilësore në treg, kërkohet monitorim dhe inspektim i të gjitha fazave të prodhimit.
Siç kuptohet nga video, implementimi i këtyre praktikave na afron me BE-në përmes implementimit të rregullave të MSA-së për mbrojtje të konsumatorëve.
Për problemet që hasin në treg, konsumatorët duhet t’i drejtohen Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ky departament ndihmon në zgjidhjen e parregullsive dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.
Njihuni me të drejtat tuaja si konsumatorë dhe bëhuni pjesë aktive në raportimin e problemeve për cilësinë dhe sigurinë e produkteve që i përdorni!

































