Tregjet financiare amerikane janë përfshirë së fundmi në sagën e çmimit në rritje të aksioneve të një kompanie që shet video-lojëra me pakicë.
GameStop, që fiton shumicën e parave duke shitur video-lojëra në dyqane në Shtetet e Bashkuara, është përballur me rritje të aksioneve për 1,700 për qind këtë javë, e përkrahur nga shumë persona që besojnë ajo se pa të drejtë është nënvlerësuar nga investitorë të mëdhenj, të cilët kanë bërë baste me miliarda dollarë se kompanisë do t’i binte vlera.
Ndërkohë që investitorët e vegjël kanë bërë të ditura blerjet e tyre nga kjo kompani përmes postimeve virale online, vlera e aksioneve të GameStop është rritur shumë shpejt në treg, çka ka detyruar investitorët që të shpenzojnë miliarda dollarë për të mbuluar humbjet e tyre.
Drama rreth tregtisë së kompanisë GameStop, ka tërhequr edhe vëmendjen e disa anëtarëve të Kongresit, disa prej të cilëve kanë bërë thirrje për hetime të investitorëve, kompanive dhe rregullatorëve të përfshirë.
Çfarë ka ndodhur me GameStop?
GameStop është kompani që shet me pakicë, e cila po përballet me të njëjtën presion sikurse shumë kompani tjera në Shtetet e Bashkuara, ku trendet e blerjeve dhe pandemia kanë ndikuar që njerëzit të blejnë mallra më shumë online sesa nëpër dyqane.
Investitorët e Wall Street kanë bërë shumë baste kundër kompanisë disa muaj më parë, duke besuar se modeli i krijimit të saj do të dështojë. Mirëpo, jo secili është pajtuar.
Disa muaj më parë, disa anëtarë të një grupi të famshëm për tregje të aksioneve në platformën Reddit, kanë nisur të inkurajojnë të tjerët që të investojnë në GameStop, duke thënë se investitorët e mëdhenj kanë gabuar dhe se kjo kompani është nënvlerësuar.
Si përfundim, më shumë investitorë janë përfshirë në këtë rast, dhe disa ditë më parë, kur konflikti është përhapur gjithandej nëpër rrjetet sociale, investitorë shtesë kanë kryer blerje, duke nxitur rritje tejet të shpejtë të vlerës së kompanisë në treg.
Rritja e vlerës së saj ka qenë shkatërruese për shumë investitorë të mëdhenj, të cilët kanë parashikuar të kundërtën.
Çfarë është “blerja e shkurtër”?
E ashtuquajtura blerje e shkurtër, është një lloj strategjie e tregut, por me rrezik të lartë.
Kjo lloj blerje nënkupton që një investitor huazon aksione nga një huadhënës dhe i shet ato në treg me mendimin që vlera e atij aksioni do të bie. Investitori më pas i blen sërish të njëjtat aksione me çmim më të ulët, dhe e mban diferencën para se t’ia kthejë aksionet huadhënësit. Në atë mënyrë, investitori fiton para.
Çfarë është duke thënë Kongresi?
Pas rrëmujës së shkaktuar në tregje të aksioneve në blerjet lidhur me GameStop, AMC dhe tregje tjera, senatori demokrat, Sherrod Brown nga Ohaio, i cili do të udhëheqë Komitetin e Senatit për Banka, ka thënë se planifikon të mbajë një seancë për “gjendjen aktuale të tregut të aksioneve”.
“Njerëzit në Wall Street kujdesen për rregullat vetëm kur rrezikojnë të dëmtohen ata vetë. Punëtorët amerikanë e kanë ditur për shumë vjet që sistemi në Wall Street është i dëmtuar – ata tani janë duke paguar çmimin”, ka thënë Brown përmes një deklarate.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, përfaqësuesja demokrate, Machine Waters, udhëheqëse e Komitetit të kësaj Dhome për Shërbime Financiare, ka thënë se planifikon të organizojë një seancë për të analizuar blerjet e shpejta dhe praktikat tjera të tregjeve të aksioneve, të cilat janë vënë në pah kur është bërë tregti me GameStop dhe aksione të kompanive tjera.
“Si hap i parë drejt frenimit të këtyre praktikave abuzuese, unë do të organizoj seancë për të analizuar aktivitetin rreth GameStop, dhe aksionet tjera që janë prekur nga blerjet e shkurtra, platformat online për tregti, dhe ndikimin e tyre sistematik në tregjet tona dhe investitorët e kompanive që shesin me pakicë”, ka thënë Waters përmes një deklarate.
Një varg anëtarësh të Kongresit, po ashtu kanë kërkuar nisjen e hetimeve rreth aplikacionit për investime, Robinhood, i cili për një periudhë ka kufizuar tregtinë, pas tregtisë së paqëndrueshme që është bërë së fundmi në GameStop. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kosova në një pikë kritike” – Oda Amerikane me rekomandime për Kuvendin dhe Qeverinë e re për rritje ekonomike

Përforcimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë–SHBA, takohen Prattipati – Rafuna

Oda Ekonomike e Kosovës në vizitë te Avedo Kosovo – Takim me Arianit Dragushën dhe Pranvera Ejupi-Hajzeraj për krijimin e bashkëpunimit

Neptun po hap pikën më të madhe dhe më moderne në Kosovë – së shpejti në Central Park

Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Lisandri Dragoj emërohet drejtor i përgjithshëm i Wolt për Shqipëri dhe Kosovë

Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Mitrovicë dhe Vushtrri

Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

E ardhmja është duke ndodhur tani: Zbuloni kompleksin e ri të “Holiday In 2” që po ndërtohet në Shëngjin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë