Site icon Telegrafi

“Çfarë po bën ky këtu?” – gazetari spanjoll mbeti i habitur nga tanku i vendosur para stadiumit

Lojtarët e Barcelonës mbrëmë (e mërkurë) kanë vizituar Crvena Zvezdan në Marakana të Beogradit, ku kanë fituar me rezultat 5-2 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Barça mposhti ekipin serb me dy gola të Robert Lewandowskit dhe nga një gol nga Inigo Martinez, Raphinha dhe Fermin Lopez, ndërsa golashënuesit për Zvezdën ishin Silas dhe Milson.

Një numër i madh i gazetarëve spanjollë kanë qenë mbrëmë në Beograd dhe regjistrimi i bërë nga një gazetar i gazetës Sport është bërë shumë i njohur në rrjetin social Twitter.

Gazetari i sportit, Ivan San Antonio, ka mbetur i habitur kur ka parë një tank përballë stadiumit Maracana, një mjet i blinduar ushtarak që tifozët e këtij klubi e vendosën pranë stadiumit Zvezda pesë vjet më parë.

 

Ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, shpjegoi se në fakt ishte model dhe se nuk kishte asnjë rrezik për vizitorët, por edhe pas kësaj, qëllimi i vendosjes së tankut para stadiumit nuk ishte i qartë për shumëkënd.

“Çfarë po bën këtu?” – pyeti i habitur gazetari spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version