Nga: Sergio Del Molino
Si pothuajse të gjitha qeniet njerëzore, një shkrimtar është i brishtë. Edhe ata që duken të fuqishëm, ata që zbukurohen me çmime Nobel dhe nderime të njerëzve të mëdhenj. Edhe ata që grumbullojnë pasuri me shitjet e librave të tyre. Sado që duken gjigantë në sytë e atyre që i admirojnë dhe madje edhe atyre që i urrejnë, shkrimtarët janë qenie aq delikate saqë rriten mirë vetëm në klimat e qytetëruara dhe demokratike. Ata jetojnë të ekspozuar ndaj çdo dhune, janë tmerrësisht të prekshëm ndaj sulmeve të të fuqishmëve dhe janë të pambrojtur ndaj atyre që u përgjigjen me dhunë fjalëve të tyre. Ka nga ata që besojnë se pjesa më e vështirë e këtij profesioni është mposhtja e faqes bosh, kur ajo që është e tmerrshme është mbrojtja e faqes së shkruar kundër atyre që duan ta fshijnë atë. Shumë pak i përballojnë sulmet pa u tërhequr dhe nuk mendoj se ka më shumë se gjysmë duzinë njerëzish në botë të aftë të durojnë atë që Salman Rushdie ka duruar për pothuajse gjysmën e jetës së tij. Ai dënimi i përjetshëm me vdekje, ajo siguria se ka miliona sadistë që do të donin t’i copëtonin kokën pa kërkuar as shpërblimin milioner që shoqëron fetvanë, thjesht për kënaqësinë e prerjes së saj.
Kjo është në thelb ajo që nuk ia falin, rezistencën e tij.
Rushdie jo vetëm që ka refuzuar vdekjen civile dhe letrare, por nuk ka reshtur së shkruari libra, duke e zmadhuar emrin e tij, duke iu afruar rrezikshëm Nobelit dhe duke u kënaqur me të gjitha kënaqësitë e kësaj bote të jetës kulturore perëndimore. Ai jep leksione, jep intervista dhe ha me gjithë zemër dhe ngre me gëzim në të gjitha mbrëmjet në të cilat është i ftuar. Madje, ai ka të dashura të famshme që shfaqen në televizion dhe bën filma në seri televizive duke parodizuar veten, si në atë sezonin e Larry David, ku protagonisti dëshiron të bëjë një produksion në Broadway.
Nëse diçka e karakterizon imazhin e Salman Rushdie, është e qeshura dhe buzëqeshja e tij. Nuk ka asnjë foto apo regjistrim në të cilin ai shfaqet serioz. Asgjë e çuditshme në një shkrimtar që pretendon se është një cervantist dhe që ka trashëguar gjithë sarkazmën e traditës britanike. E qeshura e tyre kumbon pastër në qiellin e vrasësve fetarë, të cilët nuk e konceptojnë këmbënguljen e tyre në gëzim. Ndoshta do ta falnin po të pushonte së qeshuri, po të mos militonte me kaq fanatizëm për kënaqësinë e qytetërimit. Ata do ta falnin nëse, në vend që të bisedonte, të jepte predikime; nëse në vend të shakave, ai predikonte kundër mëkatit. Por nuk ka pasur asnjë mënyrë. Rushdie, nga vetëdija për brishtësinë e tij, si një shkrimtar që ka vetëm fjalët e tij në dorë, na ka kujtuar të gjithëve ne që besojmë në një botë të lirë se një satirë vlen më shumë se një miliard njerëz të ofenduar dhe se ditën kur ta harrojmë, nuk do të ketë më të qeshura. Kjo është ajo që nuk ia falin atij: as ata të fetvasë dhe as ata që kalitin gajde me ta. /Gazeta “Shqip”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

A janë të gjitha pikturat politike?

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Historia e letërsisë turke, në pak fjalë

Gjenocidi grek i vitit 1945, mbi popullsinë e Çamërisë
Detektivi i njohur i Agatha Christie: Pse belgu Hercule Poirot kishte nënshtetësi angleze?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës