LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodhi në episodin e fundit të serialit “Rrushe”?

Çfarë ndodhi në episodin e fundit të serialit “Rrushe”?

Seriali “Rrushe” po vazhdon me dramën dhe misterin, ku në çdo episod publiku mbetet i mahnitur me ndodhitë që shpalosen. Edhe episodi i fundit që u publikuar të dielen ishte i tillë. Në këtë artikull i gjeni momentet kryesore nga ky episod.

Dinora Bejta, e njohur si Flaka e Musë Lahut, qëndron e lidhur në shtëpinë e Faruk Pirullit. Ajo merret në pyetje nga plaku, i cili kërkon të dijë se çfarë po bënte ajo me fletoren e Lëvizjes Qëndresa në dorë. Pasi që Faruku e kupton se ajo është vajza e Musë Lahut, ai fillon të tregojë se çfarë ka ndodhur atë natë ishte një fatkeqësi, dhe se nuk dëshiron ta lëndojë Dinorën.

Berat Hoti, i shantazhuar nga Agim Pirulli, i cili i kishte zbuluar fotografitë e Beratit para vrasjës së Arbenit, kërkon nga Sadiku t’ua shesin tokën Pirullëve. Sadiku pranon, por me një kusht: Faruk Pirulli duhet të takohet me të dhe ta kërkojë tokën.


Vesa, në anën tjetër, ka filluar të brengoset. Pasi që kishte lënë takim me Dinorën dhe ajo nuk ishte shfaqur, Vesa fillon ta kërkojë atë. Ajo viziton zyren e saj, por Dinora nuk është aty. Dikur, Vesa shkon në shtëpinë e Dinorës dhe aty zbulon të gjitha fshehtësitë e saj. Vesa kupton se kush është Dinora, kupton misionin e saj, e mbi të gjitha, kupton se gjyshi i saj ishte shkaktar i shumë vdekjeve.

Episodi i gjashtëmbëdhjetë i “Rrushe” përfundon me Dinorën, e cila zgjidhet nga dhoma, fillon të ikë nga Faruk Pirulli në mal, deri në momentin kur plaku e zë atë, e rrëzon për toke, e shtrëngon me dy duar në fyt, derisa këmbët e Dinorës pushojnë së lëvizuri.

Këtë të diel shfaqet episodi i shtatëmbëdhjetë i serialit “Rrushe”, i cili pritet të jetë po aq dramatik sa episodet e kaluara.
Shikoni episodin e gjashtëmbëdhjetë më poshtë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Kalo në kategori