Theresa May do të jetë udhëheqësja e Partisë Konservatore vetëm deri më 7 qershor.
Kjo pasi që, kryeministrja në largim njoftoi të premten në mëngjes se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm, pasi dështoi të realizonte largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian dhe humbi mbështetjen e deputetëve konservatorë.
Kjo do të thotë se Britania e Madhe do të ketë një kryeministër të ri këtë verë dhe një figurë të re në krye të Brexit, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.
Por si do të funksionojë ky proces?
Theresa May tha se ajo do të ofrojë dorëheqjen si udhëheqësja e Partisë Konservatore në dy javë, por do të mbetet si kryeministre derisa partia të ketë zgjedhur pasardhësin e saj.
Megjithatë, para kësaj, May do të mirëpresë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Mbretërinë e Bashkuar për vizitën e tij shumë të përfolur më 3 qershor, si dhe do ta udhëheqë vendin si kryeministre gjatë përkujtimeve të D-Day më 6 qershor.
Ajo ende mund të përpiqet të bëjë përparim në Brexit para se të shkojë
Arsyeja kryesore për largimin e kryeministres Theresa May është dështimi i saj për të arritur Brexit-in.
Kryeministrja ka vonuar dy herë largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja – Brexit kishte për të ndodhur rreth tre muaj më parë, më 29 mars – dhe në tri raste nuk arriti të bindë deputetët që të mbështesin marrëveshjen e saj të tërheqjes nga BE-ja.
Megjithatë, përpara se të dorëzojë mandatin tek pasardhësi i saj, May ka gjasa të përpiqet të bëjë të paktën disa përparime në Brexit.
Një burim i afërt me Sekretarin e Brexit, Stephen Barclay, ka thënë se “Parlamenti ka nevojë për diçka deri në fund të korrikut”.
Raporti shtoi se May mund të vendoste pjesë më pak kontestuese të marrëveshjes së saj, si të drejtat e qytetarëve dhe periudhën e tranzicionit, në votime në Dhomën e Komuniteteve.
Gara për ta zëvendësuar atë do të fillojë
Konkursi për të zëvendësuar kryeministren May si udhëheqës konservator dhe kryeministër do të nisë zyrtarisht brenda dy javësh.
Gara – e cila zyrtarisht filloi shumë javë më parë – do të përfshijë të paktën 10 deputetë konservatorë.
Boris Johnson, ish sekretari i Jashtëm, është favorit i tanishëm.
Ai pritet të rivalizohet nga ministrat e qeverisë Michael Gove, Sajid Javid, Penny Mordaunt, Jeremy Hunt dhe Rory Stewart, plus të tjerë si Andrea Leadsom, Dominic Raab, Esther McVey dhe James Cleverly.
Por orari për këtë proces ende nuk është konfirmuar.
Megjithatë, autoritetet e partisë do të jenë të prirur për të instaluar një udhëheqës të ri shpejt, për të lejuar që personi në fjalë të “formësojë” procesin e Brexit-it para fundit të zgjatjes gjashtë mujore, në fund të tetorit.
Një kryeministër i ri me të njëjtat probleme
Mbretëria e Bashkuar ka të ngjarë të ketë kryeministrin e saj të ri dikur në korrik, shkruan BI, përcjell Telegrafi.
Udhëheqësit e ardhur zakonisht gëzojnë një lloj fryrjeje në sondazhet e opinionit. Sidoqoftë, problemet që penguan May nuk do të zhduken thjesht.
Parlamenti mbetet i ndarë rreth Brexit, dhe me BE-në e bindur se marrëveshja ekzistuese e tërheqjes është e vetmja marrëveshje, nuk ka gjasa që pasardhësi i May të jetë në gjendje të negociojë diçka që është substancialisht ndryshe.
Nëse kryeministri i ri do të shkonte për një Brexit pa marrëveshje, siç mbështetet nga shumica e anëtarëve të Partisë Konservatore, ai do të përballet me një betejë me Parlament, i cili në mënyrë të përsëritur e ka bërë të qartë kundërshtimin për një largim pa marrëveshje.
Në fund të fundit, kjo mund të çojë në votimin e deputetëve për të rrëzuar qeverinë dhe zgjedhjet e përgjithshme pothuajse me siguri do të pasojnë.
Nga ana tjetër, udhëheqësi tjetër mund të vendosë që një referendum i ri është e vetmja mënyrë për të thyer bllokimin.
Por shumica e deputetëve të Tory e kundërshtojnë me forcë këtë.
Shkurtimisht, kryeministri i ri, kushdo që mund të jetë, ka një detyrë në duart e tij për të rregulluar krizën politike të Britanisë, dhe mbetet larg nga të qenit e qartë se si do të jetë në gjendje të arrijë aty ku May ka dështuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025