Kur amerikanë votojnë për një kandidat presidencial, ata në fakt votojnë për votuesit e mëdhenj të shtetit të tyre, ose delegatët. Në shumicën e rasteve, ata zotohen të mbështesin kandidatin e zgjedhur nga qytetarët që votuan. Numri i votuesve, është i barabartë me numrin e votave elektorale që ka çdo shtet.
Më 8 dhjetor 2020 është afati i fundit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore në nivelin shtetëror. Deri në këtë datë, duhet të kenë përfunduar të gjitha rinumërimet e votave në nivel shtetëror, por edhe të jenë zgjidhur mosmarrëveshjet mbi rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
Më pas 14 dhjetor 2020, zgjedhësit elektoralë votojnë me fletë votimi në kryeqytetet e tyre shtetërore. Dhe, e njëjta gjë vlen edhe për Distriktin e Kolumbias, ku ndodhet qeveria amerikane, por që nuk është një shtet.
Tridhjetë e tre shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë ligje apo rregullore partiake që i kërkojnë votuesve të mëdhenj të votojnë në respekt të votës popullore të shtetit nga vijnë.
Në disa shtete, delegatët mund të zëvendësohen apo ndëshkohen kur nuk e respektojnë këtë linjë.
Një votues elektoral, që nuk voton bazuar në votën popullore të shtetit, njihet në zhargon si një “zgjedhës i pa besë”. Votat për presidentin dhe zëvendëspresidentin numërohen, dhe votuesit nënshkruajnë gjashtë “certifikata votimi”. Këto certifikata, së bashku me dokumentet e tjera zyrtare, u dërgohen me postë zyrtarëve të ndryshëm, përfshirë kreut të senatit. Më datën 23 dhjetor 2020, certifikatat duhet t’u dorëzohen zyrtarëve të caktuar. Ndërkaq, më 6 janar 2021, Kongresi dhe senati mblidhen në një seancë të përbashkët për të numëruar votat elektorale.
Në rast se një prej kandidatëve ka marrë 270 ose më shumë vota nga votuesit e mëdhenj, kreu i Senatit, aktualisht zëvendëspresidenti Mike Pence, shpall rezultatin. Nëse asnjëri prej kandidatëve presidencialë nuk merr të paktën 270 vota, Kongresi mund të vendosë se cilin kandidat do të zgjedhë, bazuar në Amendamentin 12 të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Kjo nuk do të ndodhë në vitin 2021, pasi Joe Biden do ta kapërcejë lehtësisht kufirin e 270 votave.
Në ditën e inaugurimit, më 20 janar 2021, presidenti në ikje e mirëpret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e zgjedhur. Pastaj, në një ceremoni që ndiqet tradicionalisht nga të gjithë ish-presidentët që janë ende gjallë, presidenti i ri bën betimin në detyrë dhe merr zyrtarisht detyrën. Ky betim kryesohet nga presidenti i Gjykatës së Lartë, që aktualisht është John Roberts.
Edhe pse fituesi i zgjedhjeve “u shpall” Bideni, numërimi i votave vazhdon. Bideni ka më shumë se 45,700 vota në Pensilvani dhe gati 34,300 në Nevada. Këto shtete i japin 26 vota elektorale. Sfida është shumë më e ngushtë në Xhorxhia, që tashmë ka njoftuar se do të vazhdojë me një rinumërimin e votave. Në këtë shtet, Bideni ka një avantazh prej më pak 10 mijë votash. Por, rinumërimi nuk ka gjasa që të ndryshojë rezultatin.
Në 20 vitet e kaluara, në 5,778 zgjedhje shtetërore të mbajtura në Shtetet e Bashkuara, ka pasur vetëm 31 rinumërime. Vetëm në tri raste ka ndryshuar rezultati përfundimtar. Por, në secilin nga këto raste, diferenca ishte vetëm midis 239-440 vota.
Avantazhi aktual i Bidenit është i vogël, por gjithsesi shumë më i gjerë. Në të tria shtetet, votat për Bidenin u rritën ndjeshëm kur më 4 nëntor nisi numërimi i votave me postë. Në Arizona, avantazhi i presidentit të zgjedhur është vetëm 18,713 vota, nga një total prej gati 3,3 milionë votash. Kandidati i partisë libertariane Jo Jorgensen, ka marrë deri më tani 49,366 vota. Nëse ata që votuan për të do ta kishin hedhur votën pro Donald Trumpit, shteti do të kishte mbetur në duart e republikanëve.
Drejtuesit e fushatës së Trumpit thanë më 7 nëntor se kanë depozituar një ankesë në Arizona, duke pretenduar se qarku më i populluar i shtetit, i ka refuzuar gabimisht votat e disa votuesve.
Ankesa u depozitua në Gjykatën Superiore të Qarkut Marikopa, dhe ndihmësit e Trumpit thonë se pjesëtarë të administratës zgjedhore u thanë disa votuesve të shtypnin butonin e dërgimit të votës gjatë votimit elektronik, edhe pse makineria zbuloi një “mbivotim” (pra pasi është votuar për shumë opsione në dispozicion), duke e anuluar kësisoj votimin. Sipas bashkëpunëtorëve të Trumpit, ky vendim nuk mori parasysh vullnetin real të votuesve, dhe ankesa e paraqitur thotë se ato vota mund të dëshmonin të ishin “vendimtare” në rezultatin e garës presidenciale. /Burimi: “The Guardian”/Në shqip nga: bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re