LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh nëse bëni më shumë seks sesa që mund ta përballojë trupi juaj?

Çfarë ndodh nëse bëni më shumë seks sesa që mund ta përballojë trupi juaj?

Definicioni i jetës së mirë seksuale është i ndryshëm për çdo person – përderisa disa njerëz janë në rregull nëse bëjnë seks më rrallë, disa tjerë preferojnë të bëjnë seks disa herë në ditë.

Por, prapëseprapë mund të jeni duke u brengosur nëse është e mundshme të bëni shumë seks. Qoftë nëse jeni në fazën fillestare ku keni filluar të bëni seks me një partner të ri, në pushime me burrin apo thjesht ju pëlqen të bëni shumë seks, atëherë a keni menduar se çfarë ndodh nëse bëni shumë seks dhe si ndikon kjo në trupin dhe mendjen tuaj, transmeton Telegrafi.

Lajmi i mirë është se përderisa të dy jeni të lumtur dhe komod, nuk ekziston diçka e tillë si seksi i tepërt.


“Nuk ka ndonjë limit të asaj se sa shumë seks mund të bëni, por ka çështje fizike të cilat mund t’ju bëjnë të mos ndiheni aq komod pas disa ditëve”, ka shkruar Diana Bitner.

Pavarësisht se mund të bëni seks sado shumë që dëshironi, ka disa shenja të cilat tregojnë se trupi është ngopur me seks.

Shenja e parë e tillë është tharja vagjinale. Nëse po ndiheni e tharë aty poshtë, atëherë kjo është për shkak se trupi ka përjetuar kontakt të stërzgjatur apo penetrim, dhe kjo mund të shkaktojë probleme të ndryshme.

Nëse gjithashtu ndjeni dhimbje si shkas i seksit të tepruar, kjo është shenjë nga trupi që kërkon pauzë.

Seksi i tepërt mund të shkaktojë edhe acarim dhe skuqje të lëkurës në pjesën e jashtme rreth vulvës.

Një tjetër efekt anësor i seksit të tepërt është edhe rritja e rrezikut të infeksioneve vagjinale dhe fshikzës së urinës.

Ekspertët rekomandojnë ta përdorni gjithmonë tualetin para dhe pas seksit në mënyrë që ta mbani vagjinën të shëndetshme.

Vlen të ceket se edhe për meshkujt seksi i tepërt mund të jetë problematik, ku mund të ndjejnë dhimbje, acarim dhe tharje në penis. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Këshilla dhe ide
Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

Astrologji
Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar

Astrologji
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Kalo në kategori