Çfarë ndien personi në momentin e vdekjes? A mund të ndiejë prekjen tonë, të dëgjojë fjalët tona…?

Shkencëtarët kanë dhënë shpjegimin
Sipas një hulumtimi, dëgjimi është shqisa e fundit të cilën e dëgjojnë njerëzit në momentin e vdekjes. Shkencëtarët kanë zbuluar që truri vazhdon të regjistrojë tingujt, madje edhe nëse trupi pacientit më nuk reagon.
Kjo në fakt shpjegon pse mjekët e departamentit paliativ shpesh u thonë familjarëve të pacientëve në momentin e vdekjes që të flasin me ta, t’u thonë diçka të këndshme, t’i ngushëllojnë, t’ua largojnë frikën nga vdekja.
Studimi, i publikuar në “Scientific Reports”, ka zbuluar që truri i pacientit i cili është në momentin e vdekjes ende vazhdon të regjistrojë aktivitetin si përgjigje ndaj tingujve, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë ndjekur aktivitetin e trurit te 17 pacientë të shëndetshëm dhe te 13 të cilët kanë qenë të vendosur në hospis, por te tetë prej tyre është vërejtur reagimi ndaj tingullit, ndërsa pesë të tjerë fare nuk kanë dhënë shenja të aktivitetit të trurit.
Secilit pacient i janë lëshuar dy lloje këngësh me pesë nota, ku në njërin rast vetëm përsëriteshin nota identike dhe në rastin tjetër kishte ndryshime në tone ose modele të ndryshme.
Nga pacientit e shëndetshëm të cilët kanë treguar reagime është kërkuar të numërojnë numrin e këngëve në të cilat ato modele kanë ndryshuar.
Shkencëtarët kanë zbuluar se modelet e aktivitetit të trurit të atyre që nuk përgjigjeshin ishin të ngjashme me ato të pacientëve të shëndetshëm, duke sugjeruar që njerëzit ende dëgjojnë në momentin e vdekjes.
“Ne kemi paraqitur prova që të paktën disa pacientë që vdesin në mënyrë aktive, kur nuk janë në gjendje t’i përgjigjen stimujve verbalë nga familja ose punonjësit e kujdesit shëndetësor, megjithatë duket se dëgjojnë dhe bëjnë përgjigje nervore ndaj sekuencave të stimujve të thjeshtë dëgjimor. Kjo është në përputhje me propozimin që dëgjimi është një nga shqisat e fundit që humbet funksionin kur një person vdes dhe i jep njëfarë besimi këshillës që të dashurit duhet të vazhdojnë të flasin me të dashurit e tyre që po vdesin për aq kohë sa të jetë e mundur”, thuhet në studim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame